Promovojnë klipin e ri Albani dhe Miriami në Prishtinë

May 22, 2009   | Lajmet / Vijesti

alban-skenderaj_miriam-caniKëngëtari, Alban Skënderaj, do të promovojnë të enjten në Prishtinë videoklipin e ri të këngës “Let me die with you”, realizuar në duet me këngëtaren, njëherësh të dashurën e tij, Miriam Cani. Kënga është e përfshirë në albumin e dytë të Albanit, “Melody”, nga i cili kanë dalë hite të tilla, si: “Larg dhe afër”, “Ata sy” e “Një herë në jetë”. Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ishin të pranishëm javën që shkoi në ceremoninë e ndarjes së cmimeve videomuzikore, “Videofesti muzikor 2009”, ku me videoklipin “Larg dhe afër”, Albani fitoi çmimin kryesor, “Videoklipi më i mirë i vitit”, si dhe “Videoklipi për kamerën më të mirë”. Ndërsa, videoklipi “Një herë në jetë” i siguroi atij trofeun e çmimit për “Videoklipin më të mirë në konkurrencën e meshkujve”.

KTV

YouTube Preview Image
3