Medalje të bronzta për Artan Zenunin dhe Arben Kollarin

May 24, 2009   | Sporti / Sport

artan-zenuni-_-arben-kollariTurneu ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” ishte i një niveli tepër të lartë dhe konkurrenca ishte tejet e fortë. Në të morën pjesë mbi 600 garues të 70 klubeve nga 17 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe nga Irani, Turqia, Egjipti, Spanja, Kroacia, etj. që njihen si vende në të cilat është i zhvilluar sporti olimpik i taekwondosë.
Garuesit e Klubit të Taekwondo-së “Ulqini”, Artan Zenuni dhe Arben Kollari fituan medalje të bronzta në Turneun ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” që u mbajt të shtunën dhe të dielën në Sarajevë.
Për të arritur deri te medalja ata fituan nga dy lufta, ndërsa humbën luftën e tretë. Zenuni humbi nga përfaqësuesi Iranian, ndërsa Kollari nga ai turk.
Dy garuesit e tjerë të KT “Ulqini” që morën pjesë në këtë turne, Arjeta Zatoviq dhe Besnik Shata, nuk arritën kësaj radhe të kurorëzohen me medalje. Ata fituan nga një luftë, por humbën në luftën e dytë.
Turneu ndërkombëtar “Olympic Open Sarajevo” ishte i një niveli tepër të lartë dhe konkurrenca ishte tejet e fortë. Në të morën pjesë mbi 600 garues të 70 klubeve nga 17 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe nga Irani, Turqia, Egjipti, Spanja, Kroacia, etj. që njihen si vende në të cilat është i zhvilluar sporti olimpik i taekwondosë.
Kryetrajneri i KT “Ulqini”, Fikret Dushku, shprehet i kënaqur me rezultatin e arritur duke e cilësuar atë si sukses të garuesve të tij.
“Për këtë turne të këtij niveli kemi bërë përgatitje maksimale. Qëllimi ynë ishte që të fitojmë përvojë më të madhe sportive. Jemi të kënaqur me rezultatet e arritura si dhe me paraqitjen dhe talentin e garuesve tanë”, thotë ai.
Dushku shpreson se në të ardhmen do të vazhdojnë të arrijnë rezultate edhe më të mira. Ai falënderon garuesit e këtij klubi dhe sponsorët për kontributin e dhënë.
Pjesëmarrja në Turneun “Olympic Open Sarajevo” përbën prezantimin e katërt të garuesve të KT “Ulqini” në turne ndërkombëtare të nivelit të lartë evropian.


Kohapress

TË SHTUNËN NË ULQIN U MBAJT KAMPIONATI I MALIT TË ZI NË JU JITSU

“Albulena” me dhjetë kampionë

Kampionë të Malit të Zi u shpallën Esat Nimanbegu, Katarina Kujunxhiq, Lindita Hoxhiq, Sretena Gjuriq, Azra Lihari, Aldina Kaleziq, Nikolla Hot, Xheneta Vuçiq, Besnik Adoviq, dhe kampion i dyfishtë në kategorinë e kadetëve dhe juniorëve, Nikolla Prodanoviq.
Në organizim të Federatës së Ju Jitsu-së së Malit të Zi dhe Klubit të Ju Jitsu-së “Albulena”, të shtunën në Ulqin u mbajt Kampionati i Malit të Zi në Ju Jitsu për të gjitha grupmoshat.
Në Kampionat morën pjesë rreth 300 garues nga 13 klube: “Kipa”, “AS”, “Olimpico”, “Ipon”, “Mladost” dhe “Duklja” nga Podgorica, “Ipon” nga Mojkovaci, “Budva”, “Mornar”-i nga Tivari, “Vukovi” nga Plevla, “Soko” dhe “Spartak” nga Kotorri, si dhe “Albulena” nga Ulqini.
Në renditjen e përgjithshme, vendin e parë e zuri “Soko” nga Kotorri, vendin e dytë “Budva”, vendin e tretë “Ipon” nga Podgorica, kurse “Albulena” u rendit në vendin e katërt.
Garuesit e Klubit të Ju Jitsu-së “Albulena” fituan dhjetë medalje të arta. Kështu kampionë të Malit të Zi u shpallën Esat Nimanbegu, Katarina Kujunxhiq, Lindita Hoxhiq, Sretena Gjuriq, Azra Lihari, Aldina Kaleziq, Nikolla Hot, Xheneta Vuçiq, Besnik Adoviq, dhe kampion i dyfishtë, në kategorinë e kadetëve dhe juniorëve, Nikolla Prodanoviq.
Trajneri i këtij klubi, Agron Ujkashi, thotë se garuesit e tij kanë dëshmuar përgatitje të mirë në kampionatin e sivjetshëm.
“Sivjet kemi arritur rezultate më të mira se vitin e kaluar, kur kemi pasur gjashtë kampionë të Malit të Zi”, thotë ai.
Trajneri i Klubit të Ju Jitsu-së “Albulena” bën të ditur se seminari veror si dhe përgatitjet e Përfaqësueses së Malit të Zi për Kampionatin Ballkanik në Ju Jitsu i cili do të mbahet në Greqi do të zhvillohen në Ulqin.

I.Kallaba
Koha Javore

1