Soni: Ja pse i refuzova lulet e Beckhamit

May 24, 2009   | Lajmet / Vijesti

soni-malaj5Ajo ishte e vetmja e përzgjedhur për të hapur ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Milan. Elektrizuese, e bukur, shumë e pëlqyer nga të gjithë, Soni Malaj fitoi vëmendjen e yjeve botërorë të futbollit të cilët e ndiqnin me interes në performancat e saj skenike duke aprovuar pëlqimin e këngëve të saj.

soni-malajBeckham, Kaka, Pirlo, Zambrotta, Ronaldinho etj., kanë pëlqyer duke ndjekur me interes këngët e Sonit, ndërsa kjo e fundit është ndjerë më mirë se kurrë teksa interpretonte në fushë materialet muzikore më të pëlqyera nga fansat e saj. Dhe ajo që nuk pritej ndodhi. Në shenjë xhentilese Bekham i dhuron një trëndafil Sonit, por ‘dhurata’ iu kthye mbrapsht. Ndiqeni pse…

Soni, ishe ti figura VIP që u zgjodhe të këndosh në hapjen e ndeshjes prestigjioze Shqipëri-Milan. Si të erdhi oferta dhe si e prite atë? soni-malaj-8

Oferta m’u bë nga kompania ‘Taci Oil’, nëpërmjet kompanisë organizative të këtij eventi ‘Ashley&Holmes’. Sigurisht që u ndjeva e vlerësuar të jem në një event aq të pritur nga publiku shqiptar, më saktë nga tifozeria shqiptare.
Unë bëra hapjen e këtij eventi dhe këndova gjithashtu në pushim të ndeshjes. Mendoj se i solla fat kombëtares duke qenë se me gola dolën në barazim hahahaha.

soni-malaj1Edhe pse je tërësisht e zhveshur nga emocionet duke qenë se tashmë skena është e jotja prej vitesh, u ndjeve ndopak e emocionuar për vetë faktin se do ishe përpara yjeve botërore të futbollit?

Emocionet unë i kam në çfarëdo eventi që të paraqitem, sepse është një përgjegjësi shumë e madhe të dalësh para publikut dhe të paraqitesh sa më denjësisht.
Po ashtu edhe në këtë rast duke qenë e vetmja këngëtare, përgjegjësia ishte esoni-malaj3 madhe, jo vetëm në paraqitjen artistike, sepse ky event u transmetua ‘live’ edhe në kanalet italiane, por edhe në përzgjedhjen e këngëve. U mundova që të këndoj këngët e mia më ritmike dhe energjike, për të elektrizuar stadiumin. Këndova katër këngë: ‘Zjarr’, ‘Një me dy’, ‘Me faj, pa faj’ dhe ‘Zig-Zag’.

E ndoqe nga afër ndeshjen? Si t’u duk ajo?

soni-malaj-6Po e ndoqa nga afër, këndshëm. Unë jam tifoze e kombëtares, kështu që bëja tifozllëk për kombëtaren :-)

Pe nga afër futbollistët me famë botërore. Cili të ka tërhequr më shumë. Apo cilin pëlqen ti vetë më shumë?

Po i pashe, i kisha shumë afër, pasi dhe vendqëndrimi im ishte afër tyre. Të gjithë janë lojtarë shumë të mirë, përpos kësaj, Beckham dhe Kaka ishin më të paraqitshëm nga afër :-)soni-malaj2

Kishte ndonjë ndryshim teksa i shihje ‘live’?

Jo shumë. Ata ishin gjithë kohës të qeshur, komunikonin lirshëm, nuk privoheshin nga fama e tyre për t’u afruar dhe për të folur….

Fole me ndonjërin prej tyre?

Po. Por jo shumë pasi paparacët ishin në kokat tona, nuk do doja të isha në ndonjë titull gazete të nesërmen hahahaha :-)

I refuzove lulet Beckhamit. Pse?

soni-malaj-7Ishte e vetmja gjë që më shkoi ndërmend në ato momente, pra, keqinterpretimi i gjestit në media. Sepse në fakt mediat më kanë kompleksuar shumë kohët e fundit dhe më duket sikur çdo gjë e imja paragjykohet.

Çfarë reagimesh more teksa këndoje dhe të ndiqnin të gjithë?

Ata më ndiqnin me interes në performancat e mija me balerinat, sigurisht një kulturë tjetër muzikore dhe më pas kur mbarova performancën time, më jepnin shenja aprovimi, pëlqimi…soni-malaj4

Je një ndjekëse e mirë e sportit. Cila është skuadra jote e preferuar?

Po e ndjek futbollin, por tifoze e zjarrtë jam vetëm me Kombëtaren.

Ke provuar qoftë edhe njëherë të vetme të luash futboll?

Kam provuar, por më vriten këmbët, kështu që preferoj volejbollin

Bluetooth

YouTube Preview Image

1