KUMTESE – Kaldermimi dhe bllokimi i rruges

May 28, 2009   | Lajmet / Vijesti

carshija-e-ulqinitFORCA E RE DEMOKRATIKE – KUMTESË PËR MEDIJA
ULQIN – 28-05-2009

Kalldrëmimi

Bllokimi i arteries kyçe ne Komunën e Ulqinit po zgjatë edhe pas çeljes zyrtare të rrugës në Çarshinë e qytetit.
Puna e stërzgjatur në kalldrëmimin e rreth 100 metrave rrugë po vazhdon tutje.
Rruga u mbyll për trafik, në kohë dhe afat të pacaktuar.
Mbyllja nuk është përcjell me kurrfarë informimi – tabele ku do të duhej të qëndronte data e mbylljes dhe data e përfundimit te punimeve.
Një trajtim tejet mospërfilljes si ndaj qytetareve por edhe turistëve.
Pyetja tjetër e cila shtrohet është se si ka mundësi që të jetë aprovuar një vendosje e tille e kalldrëmit, i cili nuk po I duron as 20 ditë trafik me fluks normal.
Si ka mundësi që një projekt i tillë të ketë kaluar revidimin?
Të gjithë këto pyetje me gjase do të mbesin pa përgjigje pasi jo transparenca është stil i punës i zyrtarëve Komunal, stil i cili vjen në shprehje sidomos kur janë ne pyetje investimet.
Ky reagim i Forcës ka për qëllim që edhe një herë të tërheq vërejtjen pushtetit lokal por edhe atij republikan që në mënyrë më serioze të merren me këto probleme të cilit drejt për së drejti ndikojnë në rrjedhat e sezonit turistik.
Banorët e Ulqinit janë mësuar që të durojnë këso  maltretimesh por turistët që kanë ardhur dhe do të vijnë në pushim tek ne,nuk do ta kenë durimin tonë por do të na sjellin shpinën dhe do të orientohen në destinacjone tjera turistike.

Ulqin, 28.05.09
Shërbimi informativ

YouTube Preview Image
2