Qetsori Ferunaj : Pas Big Brother, Qetësori drejt Italisë

qetesori-ne-itali-big-brother-albania-2Mund te fitosh 50 mije euro dhe fame, por prape…dokumentet e qendrimit ne Itali jane me te rendesishme. Me mire se kushdo Qetsorin e kuptojne emigrantet por edhe te gjithe ata qe duhet te vuajne ne rradhet e ambasadave per te marre nje vize.. Gjeja e pare qe ka bere me urgjence fituesi i Big Brother ka qene nje udhetim i menjehershem drejt Italise. Shkaku sipas familjareve eshte rinovimi i dokumentave te qendrimit.

Pas fitimit të 50 mijë eurove dhe një makine luksoze, si dhe lënies së shtëpisë më të komentuar të këtij viti, Qetsori mësohet të ketë ikur në drejtim të Italisë. Shkak i udhëtimit të shpejtë të 33-vjeçarit nga Dukati i Vlorës është bërë thjesht afati i skadimit të dokumenteve në shtetin fqinj.

Lajmi bëhet me dije nga vetë e ëma e Qetsorit. E kontaktuar në telefon për të marrë një numër kontakti të Qetsorit, nëna e tij tha se ai të hënën ishte nisur drejt shtetit fqinj, në një udhëtim që nuk do të zgjatë më shumë se dy-tri ditë, udhëtim ky i detyruar nga procedurat e dokumentacioneve.

Pas telefonatave të shumta të urimit që ai ka marrë sapo ka dalë nga shtëpia e Big Brother, duket se djali nga Vlora nuk ka shijuar dot plotësisht shijen e fitores me të njohur e miq të tij, pasi i është dashur të udhëtojë.

33-vjeçari nga Dukati i Vlorës u bë i famshëm gjatë 100 ditëve të qëndrimit në “Big Brother Albania 2″, qëndrim i cili u kurorëzua me çmimin e madh, falë votave të marra dhe simpatisë së publikut shqiptar.

Më shumë se kudo Sori duket se pati “tifozllëkun” personal në Vlorë. Gjatë javës së fundit të qëndrimit në shtëpinë e përbashkët, në qytet janë parë elemente promocionale për të. Në një prej autobusëve të linjës me Dukatin, ka qenë e dukshme parulla “Votoni Sorin”, çka me qarkullimin nëpër qytet ka ftuar të gjithë që të mbështesin djalin nga Vlora.

___
“Kontribuoni me një sms për Qetësorin, ai është i pari”, – ky është teksti i mezashit që u ka mbërritur në telefon, të gjithë personave që njohin kryetarin e PDK-së, Nard Ndoka. Pak orë para së të shpallej fituesi i “BB”-së dhe votimi ishte i hapur, Ndoka kishte nisur “fushatën elektorale” për Qetësorin.

Siç kemi shkruar dhe më parë, Qetësori është në listën e kandidatëve të kësaj partie në Vlorë. Por kujdes. Nuk eshte i pari ne liste dhe ne kushtet e nje partie te vogel si PDK, edhe ne rast se merr vota prej fames së Sorit, i zgjedhuri mund të jetë dikush tjetër. Të shohim kush do tregohet më dinak, Sori apo politika.

Sori nuk eshte i vetmi nga BB qe eshte futur ne listat e kandidateve per deputete. Adi, nje tjeter banor i BB dhe finalist, gjendet ne listat e G99 per Tiranen. Eshte i pesti ne liste, pak si shume larg zones se fituesve. Gjithsesi, urime djemve. Ne fund te fundit, me keta politkane qe kemi, shtepia e Big Brother dhe shtepia e “politikes” nuk ka ndonje ndryshim te madh.

Qetsori është fituesi i maratonës 100 ditore në BB. Është mbyllur të shtunen në mbrëmje loja, e cila ka nxjerrë dhe fituesin e 70 mijë eurove. Mes katër kandidatëve Adi, Adela, Bjordi dhe Qetsori, publiku me anë të votimeve ka vendosur të nxjerrë fitues Qetsorin. Ata që arritën të përjetonin emocionet më të forta ishin Qetsori dhe Adela, por nuk kishte si të ndodhte ndryshe, çmimi do ishte vetëm për një dhe atë e ka marrë pikërisht djali nga Dukati iVlorës. Në fakt, ai nuk ka marrë plot 70 mijë eurot, por ka zgjedhur të marrë 50 mijë euro dhe një makinë. Ndryshe nga çfarë mendohej dhe ai kishte deklaruar që në fillim që i duheshin me patjetër 70 mijë eurot për të rregulluar lokalin e tij. Tashmë ai shkon në shtëpi si fitues, duke ngritur në këmbë jo vetëm fansat jashtë shtëpisë dhe në skenën e spektaklit, por edhe të gjithë popullit vlonjat. Jashtë shtëpisë e kanë pritur gruaja e tij, e cila do të sjellë në jetë një vajzë dhe djali i tij i vogël, të cilin ai pati mundësi ta takonte gjatë spektaklit.

Gazeta Shekulli

1