Fotoalbum i Ulqinit 2 nga autori Gazmend Çitaku

June 2, 2009   | Kulturë / Kultura

fotoalbumi-i-ulqinit-_2-_nga-gazmend-citaku_1Para disa ditësh doli nga shtypi libri i ri i karakterit monografik “Fotoalbum i Ulqinit 2” i autorit Gazmend Çitaku. Ky është libri i dytë i këtij lloji i botuar nga ky koleksionist i vyer dhe paraqet vazhdimësinë e albumit të parë.
Derisa libri i parë kishte përmbajtje më tepër detare, vazhdimi i tij, pra pjesa e dytë, sjell dëshmi të reja nga sfera etnografike, arkitektonike si dhe dokumente të rralla që kanë të bëjnë me Ulqinin dhe ulqinakët.
Libri është i ndarë në gjashtë kapituj: harta dhe gravura, vite me ujëra, etnografike, pamje të harruara, dokumente dëshmi dhe urlaub in Ulqin.
Si tërësi, libri përmban 86 fotografi, harta, gravura dhe dokumente shumica e të cilave botohen për herë të parë.
Libri është i shtypur në letër shumë cilësore dhe përmban një numër të konsiderueshëm të fotografive me ngjyra.
Redaktor i këtij botimi është Hajro Ulqinaku, recensent kritiku i artit Mustafa Ferizi, ndërsa shtypin e ndihmoi komuna e Ulqinit përmes konkursit për bashkëfinancimin e projekteve të organizatave joqeveritare.

Për Fotogalerin komplete duhet ta bleni Fotoalbumin e Ulqinit 2 nga autori Gazmend Çitaku