Moore: Ambasadorët nuk duhet ta pengojnë Serbinë

June 4, 2009   | Rajoni / Region

roderick-mooreAmbasadori i Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi, Roderick Moore, tha se këmbimi eventual i ambasadorëve ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, nuk do të duhej ti çrregullonte raportet Podgoricë Beograd. Mendoj se është krejtësisht e natyrshme që dy shtete fqinje, që njihen reciprokisht, siç janë Mali i Zi dhe Kosova, ti këmbejnë ambasadorët, ka theksuar Moore. Ambasadori Moore vlerësoi se Shtetet e Bashkuara angazhohen, që Podgorica dhe Beogradi ti kenë marrëdhëniet më të mira të mundshme, duke theksuar se në nivelin diplomatik ekziston ndonjë shkallë e tensionit ndërmjet Malit të Zi e Serbisë, por, sipas tij, raportet nën këtë nivel janë më të mira. Ai konsideron se qytetarët e Malit të Zi mund të jenë krenarë, që vendi i tyre ka ndërtuar raporte të mira me të gjitha shtetet e tjera në rajon. Shtetet e Bashkuara e çmojnë shumë rolin konstruktiv të cilin Mali i Zi e ka në këtë plan, tha ambasadori Moore.

Gazeta Sot