Presidenti Topi në Mal të Zi për të marrë pjesë në Forumin rajonal të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore

June 4, 2009   | Shtypi / Mediji

presidenti-topi-takon-presidentin-e-malit-te-zi-filip-vujanovic-ne-budvaPresidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, u nis sot drejt Malit të Zi për të marrë pjesë në Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për qëllime turistike”, i cili do të zhvillohet në datat 3-4 qershor 2009, në qytetin e vjetër turistik Cetinjë.

Në këtë forum të shtatë të krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, do të marrin pjesë Krerë shtetesh të Kroacisë, Maqedonisë, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, etj, të cilët do të priten nga Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanoviç. Në forum do të jenë gjithashtu të pranishëm Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Terri Devis dhe Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s, Koiçiro Macura.presidenti-topi-pret-drejtorin-e-pergjithshem-te-unesko-s-koiciro-macura

Presidenti Topi do të mbajë fjalën në një nga sesionet plenare të Forumit, ku do të përshëndesë organizimin e këtij aktiviteti të dobishëm për rajonin e Ballkanit, si dhe do të vlerësojë rëndësinë që ka për rajonin tonë promovimi i vlerave kulturore e turistike në mbarë Evropën.

Gjatë punimeve të Forumit, të organizuar nga UNESKO, – organizata më e madhe ndërkombëtare e angazhuar në sektorët e edukimit, shkencës dhe kulturës, – do të diskutohet mbi bashkëpunimin rajonal, politik, arsimor e kulturor mes vendeve të Evropës Juglindore. Gjithashtu, pjesëmarrësit do të diskutojnë për kontributin e UNESKO-s në rajon, Shqipëri e Kosovë etj.presidenti-topi-takon-presidentin-e-malit-te-zi-filip-vujanovic-ne-budva1

Pritet që Presidenti Topi të zhvillojë edhe takime dypalëshe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviç dhe me homologë e drejtues të tjerë të lartë, pjesëmarrës në Forum. Takimet dypalëshe të drejtuesve dhe delegacioneve zyrtare respektive do të përqëndrohen në zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit reciprok në kuadër të aspiratës integruese të vendeve tona në Bashkimin Evropian, si dhe të frymës së miqësisë dhe bashkëpunimit të mëtejshëm konstruktiv rajonal.

Presidenca

http://91.187.97.13/video/images/content/Rtv21Video/Flash/Qershor/04_FLASHI%2015H.flv