Presidenti Topi në Samitin e shtatë të Krerëve të shteteve të Evropës Juglindore – Cetinjë, Mal i Zi.

June 4, 2009   | Politika

foto-familjare-samiti-i-shtate-i-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-ziCetinjë, Mal i Zi

Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, në krye të një delegacioni zyrtar, mori pjesë sot në Forumin Rajonal për Korridorët Kulturorë në Evropën Juglindore “Administrimi i Shumëllojshmërisë Kulturore dhe Promovimi për qëllime turistike”, që po zhvillohet në Cetinjë të Malit të Zi.

presidenti-topi-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-ziKreu i shtetit shqiptar, pasi u takua dhe u përshëndet me homologë nga Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina, Serbia, etj, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terri Devis dhe Drejtorin e Përgjithshëm të UNESKO-s, Koiçiro Macura iu drejtua me një fjalim punimeve të këtij Samiti.

Në fjalën e tij Presidenti Topi pasi vlerësoi këtë Samit dhe nivelin e lartë presidenti-topi-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-zi-1pjesëmarrës, që tashmë është kthyer në: “një traditë të mirëpritur të kulturës së dialogut, mes shteteve të rajonit, në drejtim të mbrojtjes dhe nxitjes së larmisë së trashëgimisë kulturore duke shprehur bindjen se takimi në qytetin historik dhe mikëpritës të Cetinjës do t’i shërbejë këtij qëllimi dhe interesave të vendeve dhe kombeve të rajonit tonë”, theksoi rëndësinë e vendosjes së: “trashëgiminë materiale e shpirtërore të rajonit në zemër të axhendës së bashkëpunimit politik, duke krijuar një atmosferë të re të fqinjësisë së mirë e mirëkuptimit të ndërsjellë”.

presidenti-topi-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-zi2Presidenti i Republikës së Shqipërisë u shpreh se: “Është përgjegjësia jonë historike të pajtojmë të kaluarën me të tashmen dhe të jetojmë harmonikisht e në paqe me bashkëkohësinë tonë, duke larguar paragjykimet, stereotipet dhe keqkuptimet e çdo lloji ndërmjet popujve të rajonit, aty ku ato ekzistojnë ende. Këtë frymë kanë nevojë t’ju transmetojmë brezave të rinj, si një produkt, me karakter universal, të bashkëjetesës dhe si një garanci për një të ardhme më vitale të identitetit tonë kulturor”.

Një vend të spikatur në fjalën e Kreut të shtetit shqiptar zuri presidenti-topi-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-zi-3domosdoshmëria e përfshirjes së shtetit të ri, demokratik e shumëetnik të Kosovës në forume dhe nisma rajonale, për të cilën i theksoi: “Ashtu edhe çdo nismë tjetër me karakter turistik apo kulturor rajonal nuk mund të lerë jashtë as ekzistencen e aspak kontributin po aq të çmuar të popullit të Kosovës dhe të këtij vendi sa të bukur aq edhe të lashtë në historinë e vjetër dhe aq të vyer në historinë e re të tolerancës dhe të bashkëjetesës etnike dhe atë të besimeve.

presidenti-topi-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-zi-4Duke marrë parasysh përgjegjësinë shumë të madhe që ka lidershipi i Kosovës në ruajtjen e trashëgimisë së paçmueshme kulturore dhe fetare në Kosovë, përgjegjësi të cilën, qeveria e Kosovës e ka me përkushtim të madh, përjashtimi i saj nga ky forum nuk i shërben interesit të përgjithshëm të rajonit. Kosova duhet të luajë me përgjegjësi një rol në këmbimet rajonale të politikave, ekonomisë, kulturës e sporteve.

Është gjithashtu në interesin edhe të vendeve që akoma nuk e kanë njohurpresidenti-topi-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindore-e28093-cetinje-mal-i-zi-5 Republikën e Kosovës të pranojnë angazhimin që qeveria e Kosovës do të ushtrojë në përgjegjësitë për ruajtjen e kulturës, në bashkëpunim me fqinjët. Unë vlerësova shumë prononcimin e paraardhësve, prononcimin mjaft të rëndësishëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Terri Devis, i cili e konsideron shkëmbimin e kulturave si një element qytetar dhe pa paragjykime. Natyrisht, kështu duhet të jenë edhe raportet në rajonin tonë. Ne nuk mund të mbyllim sytë kur ka realitete të reja gjeopolitike në rajon.

presidenti-topi-me-homologet-pjesemarres-ne-samitin-e-shtate-te-krereve-te-shteteve-te-evropes-juglindoreUnë besoj që lidershipi modern i rajonit tonë, i cili ka ditur të qëndrojë rreth tavolinave multilaterale për të diskutuar çështje shumë të rëndësishme të komunikimit dhe të realizojë politika, të cilat e kanë bërë rajonin ballkanik më të qetë, patjetër do të dijë të pranojë edhe realitete të tjera, sepse politika kurrsesi nuk mund të pengojë interlokutorët institucionalë që i shërbejnë kulturës së qytetërimit, përkundrazi, politika duhet t’i promovojë këta elementë shumë të rëndësishëm që ne po diskutojmë sot.”

Në mbyllje të fjalës së tij, Presidenti Topi vlerësoi se: “Republika e Kosovëspresidenti-topi-takon-kryetarin-e-radhes-se-presidences-se-bosnje-hercegovines-nebojsha-radmanovic-e28093-mal-i-zi1 përbën sot shembullin se si e ardhmja e bashkëjetesës së fëmijëve tanë sfidon të kaluarën, sado e dhimshme qoftë ajo, se si në rajonin tonë nuk ka vetëm një histori të shkuar por edhe një shpresë për një të ardhme të re të përbashkët ku të gjithë ne duhet të besojmë dhe ta mbështesim”.

Presidenca

http://91.187.97.13/video/images/content/Rtv21Video/Flash/Qershor/04_flash_14.flv