Kosovaret pa pasaporta ne Mal te Zi,gjat sezonit turistik

June 6, 2009   | Turizmi / Turizam

delegacion-i-zyrtareve-te-larte-te-policise-se-malit-te-zi-ne-kosoveAhmeti: Shqiptarët të sigurt në Mal të Zi

Në Kosovë qysh dje (04.06.09) janë duke qëndruar një delegacion i zyrtarëve të lartë të Policisë së Malit të Zi.

Në kuadër të këtij delegacioni marrin pjesë  Milan Tomic – Departamenti i hetimeve kriminale ,  Rajko Malovic  shef i sektorit kundër krimit të organizuar dhe  Alexandar Labovic  inspektor i lartë për luftimin e kriminalitetit të përgjithshëm.

Vizita e tyre sot filloi me takimin në zyrën e drejtorit të përgjithshëm të PK-së ku u diskutua për bashkëpunimin e ndërsjellë në mes dy policive:

“Edhe takimi i fundit që ne kemi pasur në Republikën e Malit të Zi ishte shumë i frytshëm ku u diskutuan shumë çështje të rëndësishme të bashkëpunimit të ndërsjelltë për luftimin e kriminalitetit e sidomos atij të organizuar dhe kontrabandës së mallrave sidomos në pjesën e kufirit të Kullës” – theksoi z. Sheremet Ahmeti duke theksuar se kemi marrë garanca nga policia e Malit të Zi se qytetarët e Republikës së Kosovës do të jenë të sigurt gjatë qëndrimit të tyre këtë sezonë verore në Republikën e Malit të Zi.

Pas kësaj delegacioni vazhdoi takimin sipas agjendës në ndërtesën e administratës së PK-së me homologët e tyre nga policia e PK-së nga shtylla e hetimeve dhe atë me Ndihmës drejtorin e përgjithshëm nga shtylla e hetimeve z.Kadri Arifi dhe zyrtarë të tjerë nga PK-ja.

Ndihmës drejtori i përgjithshëm për shtyllën e hetimeve z.Kadri Arifi duke marrë si shembull të bashkëpunimit të mirë rastin e javës së kaluar të rrëmbimit ceku para mediave se “PK-ja ka një bashkëpunim të mirëfilltë me policinë e malit të Zi e që ky bashkëpunim do të avancohet edhe më shumë në të ardhmen e afërt.

I mendimit të njëjtë ishte edhe homologu i tij nga Mali i Zi z. Milan Tomic:

“Kjo sot është vazhdimësi e bashkëpunimit në mes të dy policive” – theksoi ai duke shtuar se gjatë takimit do të diskutohet edhe për shkëmbimin e informatave dhe të dhënave për luftimin e krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Qëllimi i këtij takimi është vendosja e kontakteve direkte në luftimin e krimit, shkëmbimi i informatave si dhe bashkëpunimi në nivele operative të drejtpërdrejt të dy shtyllave në kuadër të Policisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi.

Zyra për informim dhe marrëdhënie me  publikun  e PK-së…..POLICIA E KOSOVËS

http://video.kosovapress.com/repository/videos/policia%20e%20kosoves%20me%20policet%20e%20malit%20te%20zi.flv