Anjeza Shahini: Dashuria e vërtetë nuk më ka ardhur akoma

June 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

anjeza-shahiniKa vendosur të qëndrojë neutrale. Më mirë me asnjë, sesa të rrezikojë dhe t’i bëjë në njëfarë mënyre publike bindjet e saj politike, duke kënduar në podiumet e fushatës për zgjedhjet e 28 Qershorit. Por jo se është totalisht kundër. Kjo është thjesht një zgjedhje personale e saj. Në këtë intervistë Anjeza Shahini tregon edhe se pse ka vendosur të mos jetë sipërfaqësore në muzikë, dhe mendimi që artistët e vërtetë tashmë janë në hije. Por dhe një reflektim mbi gjendjen sentimentale:

Anjeza, shumë këngëtarë tashmë janë nëpër Shqipëri duke kënduar për fushatën. Ti ke pasur oferta?

Patjetër kam pasur oferta, por kam preferuar që në këtë fushatë të mos përfshihem. Nuk dua të specifikohem si këngëtare e asaj, ose kësaj partie. Nuk është mirë për një artiste si unë, që e kam synim parësor skenën.

Dukesh e tërhequr nga koncertet fitimprurëse. Je ti që shmangesh, apo menaxherët e kanë syrin tek tjetër kategori këngëtarësh?

Mund të them për faktin sepse unë mundohem ta balancoj veten me kohën dhe atë që e quaj të vërtetë në muzikë. Jam kundër sipërfaqësores, pasi në muzikë dua të jem midis reales dhe asaj që është me vlerë. Nuk e bëj dot atë që si këngëtare t’u servir të tjerëve diçka që nuk vlen.

Ndërkohë je nominuar për çmimet “Kult” për albumin më të mirë të vitit. Si e prite?

anjeza-shahini1E kam dëshiruar çmimin “Kult”, dhe i kam vlerësuar këto çmime. Në edicionin e parë kam qenë e ftuar me grupin “Marigona”. Këtë vit jam nominuar për albumin “Erdhi momenti”. Mund të them se kur punoja për këtë album e kam menduar të isha pjesë e këtij evenimenti. Them se është punuar shumë për këtë album timin të parë, dhe janë disa komponentë brenda tij, kompozitorë, autorë tekstesh të rinj e të vjetër, etj.

Si e sheh veten në konkurrencë me të nominuarit e tjerë, Genta Ismajlin, Alban Skënderaj dhe grupin kosovar “Tingullin Trent”?

Më ka pëlqyer ky nominim, pasi të katër jemi të ndryshëm dhe përfaqësojmë diçka specifike. Duke filluar nga djemtë e grupit “Tingulli Trent” që janë komplet stil ndryshe, me Genta Ismajlin me një stil të personifikuar, dhe me Alban Skënderaj, që tashmë është identifikuar me tekstet e muzikën, gjithçka krijime që mbajnë firmën e tij. Se kush do fitojë varet nga mesazhi që do duan të përcjellin organizatorët për artistët që do të publikojnë albumet e tyre vitin që vjen.

Po jeton kështu ende me kënaqësinë e albumit “Erdhi momenti”?! Je duke punuar për diçka të re?

anjeza-shahini4Po natyrisht. Jam duke mbyllur xhirimet e klipit të një kënge që përfshihet në këtë album, me titull “Lot pendimi”. Ky klip ka diçka më urbane, trajton një fabul dhe ka një personazh tjetër. Ndërkohë që jam duke punuar për këngë të reja, që do të vijnë si single.

Do bashkëpunosh me kompozitorë të rinj, apo u qëndron besnike kompozitorëve të vjetër?

Jo, nuk jam me idenë që duhet të vazhdoj të punoj me kompozitorët e vjetër. Do provoj aty ku e shoh që ka një pikë bashkëpunimi, sepse më pëlqen të shoh se çfarë gjejnë njerëzit tek unë, dhe unë tek ata.

Ke menduar të shkruash tekste, provon ta bësh?

Jo asnjëherë. Më shumë preferoj të bëj redaktoren e vargjeve të motrës, e cila është autore e disa teksteve të mia.

Si do ta përkufizoje veten në këtë moment të karrierës tënde?anjeza-shahini2

Jam ende 22 vjeç dhe po ec me hapin e kohës. Realisht i dua të gjitha llojet e muzikës. Mendoj që kam filluar të marr përgjegjësi shumë e vogël dhe kjo më ka bërë të përballem me shumë njerëz. Jam tip kërkues, pyes shumë, më pëlqen të marr nga të tjerët.

Je nën presionin e konkurrencës me këngëtarët e tjerë?

Nuk jam nën këtë presion pasi e ndiej veten të distancuar nga të tjerët. Por në këtë treg muzikor them se të mirët janë duke ndenjur në hije.

Miqtë e tu më të afërt dhe me të cilët argëtohesh janë artistë?

Jo, nuk janë persona publikë miqtë e mi me të cilët argëtohem, apo kaloj orët e vona të fundjavave në lokalet e natës.

I këndon shumë dashurisë, realisht je duke jetuar një histori?

Jo. Vetëm njohje, por asgjë për ta theksuar. Nuk jam duke jetuar atë dashurinë e madhe që ia vlen të thuhet me zë të lartë.

PanoramaPlus

YouTube Preview Image

1