Kumtesë për opinion: Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi

June 9, 2009   | Politika
tahir-tahiri_kryetari-i-keshillit-nacional-i-shqiptareve-ne-malin-e-zi

Foto nga :www.ulqini.de ...Tahir Tahiri - Kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Malin e Zi

Këshilli  Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi shprehë shqetësimin për mënyrën dhe procedurën e shpalljes së tenderit për shitjen  afatgjatë të pjesëve më atraktive të rivierës së Ulqinit.

Jemi të bindur se me këtë nuk i kontribohet rrespektimit të të drejtave të popujve pakicë, por as   pushtetit vendorë të Ulqinit   as të qytetarëve të saj për të qenë zot të pasuris së vet, e drejt e cila u garantohet me Kushtetutë, Ligjë e me dokumenta tjerë relevant  ndërkombëtar.
Vlersojmë se Kuvendi Komunal i Ulqinit eshtë dashur të jetë i njoftuar në detaje lidhur me këto tendere të shitjes së pasurisë, si titullar ligjor i pronës së Komunës dhe si i vetmi organ legjitim për të lejuar shitjen ose jo të pasurisë së vet. Por lidhur me këtë është dashur të njoftohet edhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve pasi   që në Komunën e Ulqinit shumicën e popullsisë e përbëjnë shqiptarët, popull autokton.

Shprehim brengosjen se mos ndoshta këto veprime janë të qëllimshme, për të ndryshuar strukturën e popullsisë së Ulqinit.

Prandaj me të drejtë presim që Qeveria ta rishikojë vendimin e vet për shpalljen e tenderëve për shitjen e Valdanosit, Plazhit të Shtojit dhe Adës, pasi që shitja e këtyre lokaliteteve të veçanta e me vlerë të pallogaritshme mund të ketë pasoja të pa parashikushme për Ulqinin dhe shqiptarët në Mal të Zi.
Këshilli Nacional i Shqiptarve në Malin e Zi po ndjek me vemendje tërë këtë proces dhe do të angazhohet që për këtë me kohë të njoftoj institucionet relevante dhe opinionoin vendor e ndërkombëtar

KRYETARI,
Tahir Tahiri

Ulqin, më 5. 06. 2009

YouTube Preview Image