Flori Mumajesi dhe 2PO2 nxjerrin klipin e këngës Crazy Girl

June 15, 2009   | Lajmet / Vijesti

Flori MumajesiReperi 2PO2 ka nxjerrë videoklipin më të ri të këngës “Crazy Girl”, të realizuar në bashkëpunim me kompozitorin e njohur nga Shqipëria, Flori Mumajesi.
Pas bashkëpunimeve me grupin “Tingulli 3NT” dhe në veçanti me Getin, pastaj me Elvana Gjatën, Julkën, Big Bastën etj., dhe së fundi me 2PO2, duket se Flori dëshiron ta shtyjë nën vete botën e muzikës R&B dhe Hip-Hop.
Klipi i këngës “Crazy Girl”, me muzikë të Florit dhe me tekst të Besnik Canollit (2PO2), është i realizuar nga “Entermedia” dhe duket të jetë një punë e shkëlqyer e produksionit kosovar.

YouTube Preview Image
2