Gjukanoviq: Ballkani ende s’është stabilizuar

June 16, 2009   | Politika

Milo ?ukanovi?Ballkani, shikuar përgjithësisht, është në rrugë të drejtë, megjithëse ende nuk është stabilizuar plotësisht, deklaroi kryeministri i Malit të Zi, Milo Djukanovic, duke porositur Evropën se nuk guxon të përsëris gabimet e viteve të 90’a, kur problemeve iu përkushtua me vonesë.
Ky gabim, sipas asaj që Djukanovic i deklaroi radios shtetërore austriake, solli intervenimin e NATO’s para dhjetë vitesh.
Bombardimi ishte arsyeja që NATO është shumë më pak i popullarizuar në Mal të Zi se sa BE, theksoi Djukanovic, megjithëse vlerësoi se, përkundër kësaj, Mali i Zi duhet sa më parë të hyjë brenda Aleancës ushtarake perëndimore.
“Gjenerata e gjyshit tim shkoi në luftë, gjenerata e babait tim shkoi në luftë, madje edhe gjenerata ime shkoi në luftë. Prandaj, nuk guxojmë të lejojmë që edhe gjeneratat e pasardhësve tanë të shkojnë në luftë. Meqë kemi mjaft përvojë sa të dimë se s’mund të ofrojmë kurrfarë për stabiliteti për vetveten, andaj edhe duhet t’i shfrytëzojmë mekanizmat e tjerë, e ky është anëtarësimi në NATO”, arsyetoi ai qëndrimin e vet.
“fatkeqësisht, në të kaluarën kemi dëshmuar se në rajon s’ka mekanizma të besueshëm që garantojnë stabilitet të kësaj pjese të Evropës. Padyshim se jostabiliteti i këtij rajoni nënkupton edhe jostabiltet të gjithë Evropës, sepse taksapaguesit evropianë ende paguajnë për sanimin e jostabilitetit të Ballkanit.
Nëse kjo diagnozë është e saktë, atëherë stabiliteti i Ballkanit duhet forcuar. Kjo është e mundur vetëm përmes integrimeve, gjegjësisht përmes integrimit të të gjithave shteteve të Ballkanit Perëndimo në BE dhe NATO”, vlerësoi Djukanovic.
Kryeministri malazez megjithatë ia tërhoqi vërejtjen BE që për shkak të krizës financiare në Evropë, të mos hiqet dorë nga zgjerimi.

Gazeta Express