KUMTESË: Buxheti i Komunës së Ulqinit

June 19, 2009   | Politika

kryetari-i-forces-nazif-cungu_ulqinTë nderuar qytetar,

Po mbushen plot tre vite nga zgjedhjet lokale dhe fatkeqësisht prapë mund të konstatojmë që nëse realizimi i premtimeve vazhdon me këtë dinamikë pushteti lokal i Ulqinit do të realizojë vetëm disa copa  të vogla nga ato çka ka premtuar.

Më shumë së dy muaj jemi duke tentuar që nga Sekretariati për buxhet dhe financa të fitojmë të dhëna mbi realizimin e buxhetit për tremujorin e parë të këtij viti.

Me në fund janë mëshiruar dhe para dy ditësh na kanë dërguar të dhënat mbi realizimin e buxhetit për tre muajt e parë.

Sa i përket realizimit të ardhurave të planifikuara në buxhet, nëse përjashtohen të ardhurat e bartura nga viti i kaluar dhe te ardhurat nga fondi egalizues, arrijmë tek ajo që komuna e Ulqinit në tre muajt e parë, të këtij viti, ka realizuar 480.000 EUR ose 3% nga buxheti i parashikuar   (16.220.800 EUR ).

Ajo çka brengos më tepër është që edhe këshilltarët e Koalicionit në pushtet, nuk mund të vijnë deri tek të dhënat mbi gjendjen reale në buxhet dhe u duhen nëpërmes të Pyetjeve të këshilltarëve  të vijnë deri tek informatat mbi borxhet e përgjithshme. Por, edhe ajo nuk ndihmon.

Për afër tre vite asnjë klub i këshilltarëve nuk ka fituar mjete financiare pa marrë para sysh që është obligim ligjorë dhe që mjetet për këtë qëllim janë parapa në buxhetet e çdo viti. Me këtë del në pah fakti që përkundra ligjit, nuk realizohen obligimet nga pozicionet e buxhetore dhe  po ashtu kundrejt Ligjit për vendimin mbi Thesar, nuk funksionon thesari i Komunës së Ulqinit.

Është për tu çuditur që nga 9.167.000 EUR sa është paraparë që të shpenzohet për infrastrukturën lokale. Në tre muajt e parë janë realizuar gjithsejtë 30.000 EUR çka tregon një trend të nivelit të ulët në realizimin të pjesës kapitale të buxhetit.  Kjo njëkohësisht tregon edhe vazhdimin e një politike regresive të zhvillimit.

Në anë tjetër, në vend që pushteti ekzekutiv të përgatis një program të veçantë për zvogëlimin e shpenzimeve operative, ato vazhdojnë me shpenzime të pakontrolluara për udhëtimet zyrtare dhe me organizimin e  manifestimeve për degustimin e pijeve dhe ushqimit. Me këtë pjesëmarrje të shpenzimeve operative dhe investimeve kapitale keqësohet situata për investimeve kapitale, gjegjësisht zhvillimi në përgjithësi.

Për gjendjen dhe borxhet e ndërmarrjeve publike komunale besojmë, që së shpejti do të informohemi më detalisht, por duke u bazuar në njohuritë e tanishme, gjendja është alarmuese.

Forca e Re Demokratike dëshiron që edhe një herë të tërheq vëmendjen organeve kompetente republikane për situatën e përgjithshme në Komunën e Ulqinit, dhe në rend të parë mbi gjendjen në Buxhet, në mënyrë që të parandalohet bllokimi i plotë i punës së ekzekutivit.

Llogaritë e kësi dështimesh do ti paguajë ekonomia dhe banorët e komunës së Ulqinit.


Nazif Cungu
Ulqin, 18.06.09                                                       Shërbimi informativ