G.Karamanaga: Ndihmë për përmirësimin e shërbimit shëndetësor

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
June 22, 2009   | Shoqëria / Društvo
Partager

prim. Dr. Gani KaramanagaDrejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. Dr. Gani Karamanaga, ka kërkuar nga bashkatdhetarët tanë në SHBA që të ndihmojnë në realizimin e disa projekteve për përmirësimin e shërbimit shëndetësor në komunën e Ulqinit.
Dr. Karamanaga ka falënderuar përfaqësuesit e ondacionit “Dom Simon Filipaj” si dhe dr. Bahri Ceka për dy autoambulancat e dhuruara nga ata për Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin.
Ai ka propozuar tre projekte në të cilët bashkatdhetarët tanë mund të kontribuonin e që kanë të bëjnë me Stacionin shëndetësor në Katërkollë.
Projekti i parë ka të bëjë me ndërtimin e barnatores në oborrin e Stacionit shëndetësor në Katërkollë, i cili mund të realizohet në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit Ulqin dhe firmën farmaceutike “Montefarm” nga Podgorica.
Projekti i dytë ka të bëjë me rregullimin e pullazit të Stacionit shëndetësor në Katërkollë, ku do të kontribuonin edhe afaristët nga Ulqini, kurse projekti i tretë ka të bëjë me blerjen e një aparati për ultrasonografi me tri sonda, po ashtu për nevojat e Stacionit shëndetësor në Katërkollë, e cila mund të jetë e përdorur.
Ai i ka njoftuar ata po ashtu me situatën në sektorin e shëndetësisë në Ulqin.
Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, prim. Dr. Gani Karamanaga, po viziton SHBA-në me ftesë të Jacobi Hospital Center në Nju Jork, ku ka marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të punës së Klinikës Shqiptare “Iliria”.

Kohapress

YouTube Preview Image

1 

  1. australi on Sun, 28th Jun 2009 01:04 

    jam nji anamalas qe jetoj ne australi e i lexoj lajmet per cdo dit te ulqinit e e lexova kyt artikulin qe po kerkojn ndihme per shtepin e shendetit te katerkolles i lus tan pashkalltaret qe te bejn kotribut e sidomos anamalsat ku do qe jetojne se shndeti asht nji gjaja e par qe i duhet njeriuvt e nese mundni ju me cel vend banke ku njerzit munen me i nis parety shnet e jet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.