Kryetari Hajdinaga priti Ambasadorin e Francës

June 24, 2009   | Lajmet / Vijesti

Gezim Hajdinaga_ambasadori Bernard Garancher _Diane Masson _Giles PernetNë Ulqin qëndroi për vizitë pune Ambasadori i Francës i akredituar në Podgoricë z. Bernard Garancher i shoqëruar nga dy përfaqësues të Ministrisë së mbrojtjes të Francës, z.nj Diane Masson dhe z. Giles Pernet.
Ata u takuan me Kryetarin Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në një bisedë të hapur dhe miqësore u prekën një sërë temash që kanë të bëjnë me pozitën e pakicave, vendi i tyre në një shtet multinacional, pakica shqiptare si pakicë specifike dhe marrëdhënijet e saj me vendet fqinje, rrespektivisht me qytetet e Shqipërisë.
Kryetari Hajdinaga gjërësisht i njoftoi mysafirët me atë se çfarë është bërë për pakicat në Mal të Zi, dhe angazhimet e metytjeshme të një shteti siç është Mali i Zi që synon drejtë familjes së madhe demokratike evropiane.
Ai vleresoi më pas si shumë të sukseshëm bashkëpunimin e  Malit të Zi me vendet e rajonit e konkretisht me Shqipërinë.
Z Hajdinaga foli për marrëdhënijet që ka komuna jonë me qytete të ndryshëm dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që ka nënshkruar me shumë nga ta.
Në takim u përkrah ideja që në një të ardhme një binjakëzim i këtij lloji të bëhet edhe me ndonjë qytet identik me Ulqinin në Francë, ndërkohë që Ambasadori Garancher inicoi mbajtjen e një takimi të rradhës, ku në qendër të vëmëndjes do të jenë projektet zhvillimore të Ulqinit dhe çështje të tjera në interes të ndërsjelltë.

Municipality of Ulcinj / Ulqin -Montenegro
Arsllan Hajdinaga

YouTube Preview Image