Ulqini hap sezonin turistik me kushte më të mira dhe premtime për çmime më të lira

June 24, 2009   | Turizmi / Turizam

ulqini me çmime me te lira,shpallje turistike falas,Shpallje Falas,Shpallje falas per Komplekse Turistike,Lajmerime,Njoftime,shpallje shqip per shqiptaret ne shqiperi kosova maqedoni,mal te zi,Fushe Kosove,  Gjakova,  Gjakovo,  Gjilan,  Gjilani,  Gostivari,  Istog, Kaçanik,  Kaçaniku,  Kastrioti,  Kerçova,  Klina,  Kline,  Kumanova,  Leposaviq,  Leskovci,  Likova,  Lipjan,  Lipjani,  Malisheva,  Malisheve,  Manastiri,  Medvegja,  Mitrovica,  Mitrovice,  Novoberda,  Obiliq· Rahovec,  Ohri,  Peja,  Peje,  Podujeva,  Podujeve,  Presheva,  Prishtina,  Prishtin,  Prizren,  Prizreni,  Rahoveci,  Sharri, Shkupi,  Shterpca,  Shterpce,  Shtime,  Skenderaj,  Struga,  Tetova,  Theranda,  Therand,  Triumf Riza,  Veleshta,  Viti,  Vitia,  Vushtrri,  Vushtrria,  Zubin Potok,  Zubin Potoku,  Zveçan,  Zveçani,Struga,Gostivari,Gostivar,Kerçova,Tirana,Durresi,Elbasani,Shkodra,Tuzi,Vlora, Korça,Fieri,Berati,Lushnja ,Kavaja,Pogradeci,Laçi,Gjirokastra,Patosi,Kruja,Kuçova,Kukesi,Lezha,Saranda,Peshkopia,Burreli,Shijaku,Librazhdi,Tepelena,Gramshi,Poliçani,Bulqiza,Kruja,Kamza,Ballshi,Mamurrasi,BajramCurri,Erseka,Peqini,Divjaka,Selenica,Bilishti,Roskoveci,Puka,Memaliaj,Rrogozhina,Ura Vajgurore,Himara,Delvina,Vlora,Kopliku,Maliqi,P?rrenjasi,Kruma, RTK,KTV,RTV 21,Europa e Lirë,KosovaPress,Kosova Live,Koha DitoreTelegrafi,Kosova.com,24 Orë,Lajmet.com,Bota Sot,Kosova Sot,Top,info press,Lajmpress, Channel,Shekulli,ALSAT.tv,GazetaShqipëtare,TiranaObserver,Korrieri.com,SETimes.com,Ora News,BalkanWeb.com,Shkabaj,BBC në Shqip,Zëri i Amerikës,DWelle.de,Gazeta 55,Panorama,Revista Klan,Zëri i Popullit,Gazeta Tema,Gazeta Besa,Koha Jone,Gazeta Lajm,Gazeta Sot,Gazeta "Shqip, Gazeta Express,Gazeta 'Ballkani',Gazeta Integrimi,Gazeta Metropol, Parajsa.com,Lajme.net,ABC <http://www.abc.com.al/>,Albania <http://www.gazeta-albania.net/>,Albanian Daily News <http://www.albaniannews.com/>,Balli i Kombit <http://ballikombit.albanet.org/>,Biznesi <http://www.biznesi.com.al/>,Gazeta 55 <http://www.gazeta55.net/>,Gazeta Ballkan <http://www.ballkan.com/>,Gazeta Shqiptare <http://www.balkanweb.com/gazetav4/>,Gazeta Standard <http://www.gazeta-standard.com/>,Gazeta Start <http://www.gazetastart.com/>,Gazeta Iliria Post <http://www.iliriapost.net/>,Gazeta Integrimi <http://www.integrimi.com/>,Gazeta Koha Jone,Gazeta Korrieri <http://www.korrieri.com/>,Gazeta Metropol <http://www.gazetametropol.com/>,Gazeta Panorama <http://www.panorama.com.al/>,Gazeta Rilindja Demokratike <http://www.rilindjademokratike.com/>,Gazeta Shekulli <http://www.shekulli.com.al/>,Gazeta Shqip <http://www.gazeta-shqip.com/>,Gazeta Sot <http://www.sot.com.al/>,Gazeta Spekter <http://www.spekter.com.al/>,Gazeta Sporti Shqiptar <http://www.sportishqiptar.com.al/>,Gazeta Tema <http://www.gazetatema.net/>,Gazeta Tirana,Gazeta Tirana Observer <http://www.tiranaobserver.com.al/>,Gazeta Tirana Times <http://www.tiranatimes.com/>,Gazeta Veriu Observer <http://www.gazetaveriu.netfirms.com/>,Gazeta Zeri i Popullit <http://www.zeripopullit.com/>, pushime t? lira n? ulqin,Pushime ne plazh,Pushime te kendshme,dhoma per pushime ulqin,dhoma me qera ulqin,dhoma te lira ulqin,pushime te lira ulqin,mali i zi,kosova,maqedoni,shqiperi,Pushime ne det te ulqinit,lokacioni i dhomave ulqin,deti,plazhet e bukura,diskoteka,zbavitja,I gatshëm me shtatë plazhe
Ulqin, qershor – “Guten Morgen, was kostet das!”, dëgjohet një turiste gjermane tek bisedon me një shitëse në një nga dyqanet tradicionale të Ulqinit, i cili ende vazhdon të mbetet një nga vendet më të preferuara të gjermanëve dhe mikpritës për ta. Komunikimi, jo vetëm në gjuhën shqipe, gjermane, por edhe atë angleze, serbokroate… i kanë dhënë në këta muaj të verës Ulqinit pamjen e një qyteti internacional. Në shëtitoren përreth Plazhit të Vogël, turistë me çizme dhe veshje dimri shihen tek ecin në grup të prirë nga ciceroni i tyre. Sapo kanë mbërritur në qytetin e “nxehtë” nga vendet e tyre të “ftohta” dhe ende pa e prekur rërën dhe valët e nxehta të këtij bregdeti Adriatik kanë vendosur të vizitojnë një nga monumentet e shumta që e dëshmojnë lashtësinë e këtij qyteti. Kalaja e Ulqinit ka qenë vendndalimi i tyre i parë. Por, në orët e hershme të mëngjesit, turistë të tjerë kanë zgjedhur “të garojnë” për një vend në plazhin e vogël, që gjendet në gjirin e qytetit, përderisa shtatë plazhet e tjera shtrihen në rajonin e Shtojit, pjesë tjetër kjo e Ulqinit, me një hapësirë prej rreth 15 kilometrash plazh, prej gjithsej 32 km të gjatësisë së tërësishme të plazheve në bregdetin malazez. Deti i kthjelltë, lumi i Bunës, ishulli i Adës, liqeni i pasur Shasi, ullishtat, gryka e Valdanosit, burimet mjekuese dhe pylli me pisha, e dehin pa dyshim çdo turist, i cili nuk mund t’i bie pishman pse xhepin e tij do ta zbrazë për pushime në Ulqin. Por, edhe ulqinakët këtë sezon turistik kanë vendosur të tregohen më bujarë ndaj turistëve. Biznesmenët vendës dhe udhëheqja e kësaj komune, për krijimin e kushteve të rehatshme për turistët, kanë marrë vendim që ta këmbejnë me një çmim më të volitshëm, sidomos për hir të pushuesve nga Kosova, nga të cilët për çdo vit mbledhin deri në 3 milionë euro. Plazhi “Safari”, i cili funksionon tash e tetë vjet, që në hyrje vërehet se ka përgatitur risi të reja. Pronari i tij, Zef Deliqi, përveç çadrave dhe restorantit, ka investuar në ndërtimin e një kopshti lodrash për fëmijët dhe binën për muzikë, ku do të organizohen koncerte të shumta. Por, ai nuk e ka lënë anësh as pjesën ekologjike, duke mbjellë bimë gjelbëruese përreth plazhit. Me prejardhje shkodrane, ai për turistët ruan eksponate rreth 300-vjeçare, që kanë qenë pronë e familjes së tij. Ai thotë se shërbimet këtë sezon do t’i ofrojë me 20 për qind zbritje. Ndërkaq, ai nuk i frikësohet autostradës si konkurrencë, përkundrazi i gëzohet dhe e sheh si shumë pozitive. Pak më tutje shtrihet plazhi “MCM”, i cili para dy ditësh është pajisur me flamurin e kaltër si shpërblim që tash e tre vjet ka plotësuar standarde të larta për pushuesit. Pronari i këtij plazhi, Hajdar Murati, shpjegon se për t’u pajisur me këtë flamur nga asociacionet evropiane është dashur t’i plotësojë 29 kritere. Ajo që është konsideruar më prioritare për të fituar këtë flamur, sipas tij, ka qenë kriteri i pastërtisë, siguria dhe projekte të ndryshme ekologjike. Për dallim nga plazhet tjera, në qendër të këtij plazhi vërehet kabina e shpëtimtarit, i cili i vrojton dhe ndihmon ata që mund të jenë në rrezik nga valët. Edhe Murati thotë se ka marrë vendim për një zbritje të çmimeve prej 20 deri në 25 për qind. Një plazh tjetër, i cili tërheq vëmendjen e pushuesve, është edhe plazhi “Copacabana”. Pronari i tij, Prel Shkreli, tha për “Lajm” se plazhet e Ulqinit janë ndër plazhet më të mira dhe më të pastra. “Ne të gjithë afaristët kemi bërë një zbritje të çmimeve, e ky është një fakt shumë i mirë për turistët nga Kosova. Ka 50 vjet që kosovarët e vizitojnë rresht Ulqinin dhe e meritojnë këtë”. Por, pronarë të plazheve dhe shumë restoranteve të tjera edhe në qendër të qytetit janë qytetarë nga Kosova. Gjakovari Luz Nikolla është pronar i plazhit “Toni Grill”. Ai u sugjeron kosovarëve që të mos e ndërrojnë Ulqinin, sepse këtë vit vërtet do të ketë çmime të lira dhe shërbime më cilësore. Në Ulqin kosovarët ambientohen lehtë edhe për shkak të servimit të ushqimeve ngjashëm me ato kosovare, por ajo që nuk është e pranishme në këtë vend nga Kosova janë sidomos produktet ushqimore nëpër dyqane. Ibrahim Milla nga Asociacioni i Bizneseve e pranon se produktet nga Kosova nuk janë mirë të prezantuara në këtë treg. Ai tha se i ka ftuar bizneset nga Kosova që ta bëjnë prezantimin e mallrave në tregun e këtij vendi, meqë nuk ka asnjë pengesë. Kryetari i Komunës, Gëzim Hajdinaga, tha se pas njohjes së Kosovës nga Mali i Zi, edhe gjërat e tjera do të shkojnë më mbarë. Autostradës Durrës – Kukës – Prishtinë ai thotë se i gëzohen dhe qytetarët e Ulqinit. “Ky projekt i madh kombëtar e forcon edhe faktorin shqiptar në Mal të Zi. Kjo rrugë është një plus i madh për ne, sepse ata që kanë ardhur çdo herë në Ulqin, në relacionin Prishtinë- Kullë-Ulqin, do ta kenë edhe një rrugë të re”. Hajdinaga i ka ftuar shqiptarët e Kosovës që të shkojnë edhe në Shqipëri, por mos ta harrojnë edhe Ulqinin. “Ulqinin lëreni si ëmbëlsirë”. Ai nuk lë pa e përmendur faktin se Ulqini gjithashtu e ka marrë flamurin e qytetit të kulturës, si shtyllë kryesore për ofertën turistike. Duke u fërkuar me krizën globale financiare, Hajdinaga u ka rekomanduar hoteleve që oferta turistike e Ulqinit të jetë më e lirë për 20 – 25 për qind. Ndërkaq sa u përket investimeve, ai i fton mërgimtarët, qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për të investuar në Ulqin. “Ky qytet është qendra kryesore e mundshme e investimeve në Mal të Zi, ndërsa tani në këtë qytet të lashtë shqiptar vihet nga shumë anë, brigje dhe rrugë tokësore”. Ulqini ka shumë objekte kulturore: Kalanë, Mullirin, xhamitë e vjetra, si dhe tregun, i cili disponon 12 veshje kombëtare shqiptare. Komuna ka investuar edhe në rregullimin e infrastrukturës dhe gjithçka tjetër që turistët të ndihen mirë në Ulqin. Dhe, kjo nuk vihej në dyshim prej turistëve nga Kosova, të cilët ishin përcaktuar për këtë bregdet në këto ditë qershori. Shaban Kadriu nga Ferizaj, së bashku me miqtë dhe familjen e tij ishte duke i bërë pushimet në Ulqin. “Çmimet tash për tash janë të favorshme. Për sektorin privat nuk ka vërejtje”, tha ai. Këtë vit sektori privat ofron 120 mijë shtretër. Në Ulqin, çmimet për fjetje sillen nga 3 euro për person, në lagjet më të largëta, e deri në 50 euro në hotelet luksoze dhe me pansion të plotë. Edhe jeta argëtuese në Ulqin është premtuar të ketë ngritje cilësore. Pronarët e diskotekave, restoranteve dhe hoteleve i kanë kontraktuar tashmë këngëtarët e estradës shqiptare. Natyra e Ulqinit e luan një rol tejet të rëndësishëm edhe në shëndetin e njerëzve. Mjeku ulqinak Xhihan Abazi shpjegon se rëra e Ulqinit përmban 32 minerale të ndryshme dhe ka efekte shëruese ndaj reumës dhe eshtrave, ndërsa uji ka shumë jod dhe përqendrim të madh të kripës.

ANITA KADRIU
GAZETA LAJM

Link: www.visit-ulcinj.com/

urlaub-info-ulcinj-info_montenegro,urlaub,  strand,  meer,  vacation,  beach,  sea,  wasser,  sommer,  sonne,  watersonne, strandurlaub,heißer urlaub,bikini ,Sommerurlaub,urlaub girls,Accommodation Ferien Hause,Ferienhäuser,Ferienobjekte,Ferienwohnungen,Urlaubsportal für montenegro,Montenegro Buchungsservice,strand,ilcinj,ulqin,fkk,fkk ada bojana,grosse strand ulcinj,brile,

1