Dinosha: Tuzi nuk mund të fitojë statusin e komunës së pavarur

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
June 29, 2009   | Shtypi / Mediji
Partager

Ferhat DinoshaSipas ministrit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe pakicave, Ferhat Dinosha
Podgoricë – Tuzi në këtë moment nuk mund të fitojë statusin e komunës së pavarur, sepse nuk është territor i qëndrueshëm ekonomikisht, ka vlerësuar ministri për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha.
Ai ka thënë se nuk duhet të synohet krijimi i komunave të reja me çdo çmim, në qoftë se mungojnë resurset dhe nuk ekziston baza për buxhet.
Dinosha ka përkujtuar se Tuzi ka tani statusin e komunës urbane, në kuadër të Kryeqytetit, duke shtuar se është i bindur që ky status është më i dobishëm për fazën kalimtare sesa komuna e pavarur.
“Këtë e proklamojnë ata që përbëjnë shumicën në komunën urbane, partitë shqiptare me Partinë Popullore Socialiste. Në përsëritjen e pyetjes së përhershme – nëse do të ndahemi, të përdori këtë fjalë, nga Podgorica, ku t’i marrim të ardhurat dhe sa para do të kemi – nuk ka përgjigje”, ka thënë Dinosha për Televizionin “Atlas”.
Ai ka thënë se ka mundësi që në Mal të Zi ka kërkesa që janë të arsyeshme në rrafshin e emocioneve, por jo edhe në nivelin e asaj që është reale për jetën, për ç’gjë nuk duhet të shkohet drejt krijimit të komunave të reja me çdo kusht.
“Kjo duhet të bëhet atje ku qeverisja lokale i mundëson qytetarit të jetojë më mirë, por më mirë nuk mund të jetohet pa para, të cilat mungojnë nëse nuk ekzistojnë burimet”, ka vlerësuar Dinosha.
Kohapress
YouTube Preview Image




Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.