KK“Albulena” morën pjesë në kampionatin e malit të zi për fatosa, pionierë dhe shpresa

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
June 30, 2009   | Sporti / Sport
Partager

Kampionë Nuhi, Mustafiq dhe Gjuriq_klubi karates albulena_ulqinKampionë Nuhi, Mustafiq dhe Gjuriq
Tre garuesit e Klubit të Karatesë “Albulena”, Venesa Nuhi, Emir Mustafiq dhe Sretena Gjuriq, u shpallën kampionë në Kampionatin e Malit të Zi për fatosa, pionierë dhe shpresa që u mbajt të shtunën në Podgoricë. Të tre ata fituan medalje të arta në luftëra individuale.
Përveç tri medaljeve të arta, KK “Albulena” fitoi edhe katër medalje të bronzta. Dy medalje të bronzta i fitoi Ardit Astafoviq, kurse nga një Xhivat Hoxhiq dhe Emir Mustafiq.
KK “Albulena” mori pjesë në këtë garë me gjashtë garues.

I.Kallaba
Koha Javore

YouTube Preview Image

1 

  1. edi on Mon, 21st Sep 2009 08:59 

    PËRFAQËSIM I SUKSESSHËM I GARUESVE TË KLUBIT TË KARATESË “ALBULENA” NË KAMPIONATIN E MEDITERANIT PËR KADETË DHE JUNIORË

    Xheneta, e artë

    “Për udhëheqësinë e klubit tonë ky është një rezultat shumë i madh duke marrë parasysh se në këtë kampionat kanë marrë pjesë fuqitë më të mëdha në këtë sport, siç janë Turqia, Franca, Egjipti, që janë ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket karatesë”, thotë trajneri i KK “Albulena”, Agron Ujkashi.

    Tre përfaqësuesit e Klubit të Karatesë “Albulena”, që u aktivizuan në radhët e Përfaqësueses së Malit të Zi në Kampionatin e Mediteranit për Kadetë dhe Juniorë, i cili u mbajt të shtunën dhe të dielën në Podgoricë, kanë bërë një prezantim të suksesshëm duke fituar një medalje të artë dhe një të bronztë.
    Medaljen e artë e fitoi Xheneta Vuçiq, në kategorinë e juniorëve, në peshën -59 kg. Pasi ka fituar garuesen nga Qiproja në luftën e parë, ajo është ballafaquar ma garuesen italiane në luftën e dytë duke e mundur edhe atë, ndërsa në finale ka fituar përfaqësuesen turke.
    Garuesi tjetër i KK “Albulena”, Nikolla Hot, në kategorinë e kadetëve, pesha -57 kg, ka arritur deri te medalja e bronztë duke fituar në repasazh ndaj garuesit italian. Ai fitoi luftën e parë ndaj garuesit të Qipros, kurse në luftën e dytë ka humbur nga përfaqësuesi i Turqisë në momentet e fundit të saj.
    I vetmi garues i KK “Albulena”, përfaqësues i Malit të Zi, që nuk është kurorëzuar me medalje në këtë kampionat ka qenë Besnik Adoviq, në kategorinë e juniorëve, pesha e rëndë, i cili ka humbur në luftën e parë nga garuesi i Bosnjë e Hercegovinës.
    Përfaqësuesja e Malit të Zi ka fituar gjithsej tri medalje të arta, dy të argjendta dhe 12 të bronzta në këtë kampionat.
    Vendin e parë në renditjen e përgjithshme e ka zënë Turqia, ndërsa në vend të dytë është renditur Egjipti.
    Drejtuesit e Përfaqësueses së Malit të Zi kanë vlerësuar si sukses rezultatin e arritur në këtë kampionat.
    Edhe drejtuesit e KK “Albulena” kanë vlerësuar rezultatet e arritura nga garuesit e tyre që kanë qenë pjesë e Përfaqësueses së Malit të Zi.
    “Për udhëheqjen e klubit tonë është një rezultat shumë i madh duke marrë parasysh se në këtë kampionat kanë marrë pjesë fuqitë më të mëdha në këtë sport, siç janë Turqia, Franca, Egjipti, që janë ndër vendet më të suksesshme në botë sa i përket karatesë”, thotë trajneri i KK “Albulena”, Agron Ujkashi.
    Përveç trajnerit Ujkashi, suksesi i garuesve të këtij klubi iu atribuohet edhe dy trajnerëve të tjerë të këtij klubi, Jasmin Hot dhe Anel Beganoviq, që punuan për t’i përgatitur sa më mirë garuesit e tyre për këtë kampionat.
    Tre garuesit e KK “Albulena” që kanë marrë pjesë në këtë garë kanë siguruar vendin për të marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik që do të mbahet së shpejti në Stamboll të Turqisë dhe atë Botëror që do të mbahet në Maroko.
    Në Kampionatin e Mediteranit në Karate për Kadetë dhe Juniorë morën pjesë 12 shtete nga Mesdheu: Shqipëria, Malta, Qiproja, Turqia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Italia, Franca, Egjipti, Marokoja dhe Mali i Zi.
    Përveç nivelit të paraqitur nga garuesit, pjesëmarrësit kanë vlerësuar edhe organizimin e mirë të Kampionatit nga Lidhja e Karatesë së Malit të Zi

    i.Kallaba

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.