Kosova, zyrtarisht anëtare e FMN dhe BB

  • Digg
  • Mixx
  • del.icio.us
  • Facebook
  • Google Bookmarks
  • Live
  • StumbleUpon
  • Technorati
  • Yahoo! Buzz
  • Print
June 30, 2009   | Rajoni / Region
Partager

Kosova, zyrtarisht anëtare e FMN dhe BBPresidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaçi nënshkruan në Uashington dokumentet e pranimit të Kosovës në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore, në praninë e Ndihmësekretarit të Shtetit James Steinberg. Zoti Steinberg tha se kjo ngjarje tregon për integrimin e mëtejshëm të Kosovës në komunitetin ndërkombëtar. Po kështu shtajnberg tha se SHBA po i japin Kosovës një ndihmë prej 150 milionë dollarësh, për ta ndihmuar vendin në shlyerjen e borxhit që i ka Bankës. Presidenti Sejdiu theksoi se vendi i tij do të ruajë disiplinën monetare dhe falënderoi SHBA dhe të gjitha vendet që kanë mbështetur Kosovën. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi u zotua për ruajtjen e institucioneve demokratike. Ai tha se anëtarësimi në FMN dhe në Bankën Botërore do ta fuqizojë sovranitetin e Kosovës dhe perspektives për zhvillimin ekonomik të vendit. Anëtarësimi i Kosovës në FMN e BB u bë gjatë muajve maj e qershor.

http://91.187.97.13/video/images/content/Rtv21Video/Flash/Qershor/java-3/30_flash_15.flv



Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s'kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.