Ide për binjakëzim të Ulqinit edhe me qytetet franceze

July 7, 2009   | Lajmet / Vijesti

Gezim-Hajdinaga_ambasadori-Bernard-Garancher-_Diane-Masson-_Giles-Pernet.2Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, dhe ambasadori i Francës në Podgoricë, Bernard Garancher, kanë hedhur idenë e binjakëzimit të Ulqinit me ndonjë qytet identik francez në një të ardhme të afërt.
Në kumtesën për opinion të zyrës së Kryetarit të Komunës së Ulqinit thuhet se në një bisedë të hapur dhe miqësore u prekën një sërë temash që kanë të bëjnë me pozitën e pakicave, vendin e tyre në një shtet multinacional, pakicën shqiptare si pakicë specifike dhe marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, respektivisht me qytetet e Shqipërisë.
Hajdinaga i ka njoftuar mysafirët me atë se çfarë është bërë për pakicat në Mal të Zi dhe angazhimet e mëtutjeshme të një shteti siç është Mali i Zi që synon drejt familjes së madhe demokratike evropiane.
Ai ka vlerësuar si shumë të suksesshëm bashkëpunimin e Malit të Zi me vendet e rajonit, konkretisht me Shqipërinë.
Hajdinaga ka folur edhe për marrëdhëniet që ka komuna e Ulqinit me qytete të ndryshëm dhe marrëveshjet e bashkëpunimit që ka nënshkruar me shumë nga ato.
Ambasadori Garancher ka inicuar mbajtjen e takimit të radhës, ku do të flitet për projektet zhvillimore të Ulqinit dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë.
Gjatë vizitës së tij në Ulqin, ambasadori francez Bernard Garancher shoqërohej nga dy përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes të Francës, Diane Masson dhe Giles Pernet.
Kohapress
http://look.streamakaci.com/Videos_Clubs/2008/montenegro.flv