Pjesëmarrja e pakicave në jetën publike

August 2, 2009   | Shoqëria / Društvo

pakicat-jo-trajtim-te-barabarteShtetet të cilët janë të interesuara të ndërtojnë demokraci funksionale, stabilitet dhe paqe afatgjatë, për t’u lehtësuar arritjen e standardeve të paracaktuara nga ana e demokracive europiane, një nga parakushtet e rekomanduara është standardi i barazisë në pjesëmarrjen e pakicave në jetën publike.
Në praktikën e demokracive periferike kemi raste kur shtetet në fjalë edhe pse deklarativisht tregojnë se respektojnë këtë standard, por realiteti tregon ndryshe.
Prandaj, fenomeni i mosinkuadrimit dhe përjashtimit të pakicës nga institucionet më vitale politike, ekonomike dhe sociale është një dukuri që shkakton paragjykime.
Po që se shteti në mënyrë institucionale nuk arrin t’i inkuadrojë pakicat në masë të duhur, kjo situatë do të krijojë pasoja negative në jetën e tyre, çmimin e së cilës e paguan jo vetëm pakica e privuar nga kjo e drejtë, por edhe shoqëria në tërësi.
Kjo më pas reflektojet në krijimin e një ambienti të politizuar me plot kundërthenie ku mungon besimi i ndërsjellët.
Përveç kësaj, çmimi i situatave të tilla është stagnimi i zhvillimit shoqëror, ekonomik, politikë dhe social të vendit.
Një numër i madh i standardeve ndërkombëtare iu kushtohen pakicave dhe i referohen të drejtës së pakicave për pjesëmarrje në të gjitha strukturat e shtetit, duke përfshirë Deklaratën e Kombeve të Bashkuara për Minoritetet e vitit 1992, Konventën Kornizë të Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Minoriteteve Kombëtare që hyri në fuqi në vitin 1998. Po ashtu, në lidhje me respektimin e të drejtës së pakicave për participim
janë mbajtur mbledhje të rëndësishme ndërkombëtare, kryesisht në Evropë.
Këtu duhet theksuar në mënyrë të vaçantë Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Konferencën për Qeverisje dhe Participim: Integrimi i diversitetit, të mbajtur në Lokarno, Zvicër, në vitin 1998 dhe Rekomandimet pasuese të Lundit për
participim efektiv të minoriteteve kombëtare në jetën publike, publikuar nga Komisioneri i Lartë për Minoritete Kombëtare i OSBE-së në vitin 1999.
Po ashtu kemi shumë dokumente të karakterit ndërkombëtar, të cilat rekomandojnë respektimin e normave, të cilat jo vetëm se sigurojnë një pjesëmarrje adekuate dhe propocionale të pakicave në jetën publike, por edhe i trajtojnë ato si obligim i shtetit, i cili duhet të krijojë mekanizma shtetërorë për implementimin e tyre.
Njëra nga konventat më me peshë për popujt pakicë e që në këtë rast mund të nderlidhet me situatën tonë si popull pakicë por autokton në Mal të Zi, është Konventa, për Popujt Vendas dhe Fisnorë në Shtete të Pavarura, Nr. 169(1989), e cila thotë:

Neni 6
1. Për aplikimin e dispozitave të kësaj Konvente, qeveritë do të:
a) konsultojnë popujt në fjalë, përmes procedurave të përshtatshme dhe veçanërisht përmes institucioneve të tyre përfaqësuese, sa herë që konsiderata i jepet masave legjislative ose
administrative të cilat mund t’i prekin ato në mënyrë direkte;
b) themelojnë masa përmes të cilave këta popuj mund të participojnë lirisht, në të paktën të njëjtën masë si edhe sektorët e tjerë të popullatës, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes në institucionet
e zgjedhshme dhe administrative dhe në trupa të tjerë përgjegjës për politikat dhe programet që kanë të bëjnë me ato.
c) themelojnë mjete për zhvillim të tërësishëm të institutcioneve dhe iniciativave të veta të këtyre popujve, dhe në raste të përshtatshme të sigurojnë burimet e domosdoshme për këtë qëllim.
2. Konsultimet e bëra për aplikimin e kësaj Konvente do të ndërmerren, në besim të mirë dhe në formë të përshtatshme për kushtet, për objektivin e arritjes së marëveshjes ose të lejimit të masave të propozuara.
Neni 7
1.Popujt në fjalë do të kenë të drejtë të vendosin prioritetet e veta për procesin e zhvillimit, pasi që ai ndikon në jetët, besimet, institucionet dhe mirëqenien shpirtërore të tyre dhe tokat të cilat ata i kanë ose i përdorin ndryshe, dhe të ushtrojnë kontroll, në atë masë të mundshme, mbi zhvillimin e tyre ekonomik, social dhe kulturor. Në plotësim, ata do të participojnë në formulimin,
implementimin dhe evaluimin e planeve dhe programeve për zhvillim nacional dhe rajonal që mund t’i prekë ato në mënyrë direkte.
2. Përmirësimi i kushteve të jetës dhe punës dhe niveleve të shëndetit dhe edukimit të popujve në fjalë, me participimin dhe bashkëpunimin e tyre, do të jetë çështje prioritare në planet për zhvillimin e tërësishëm ekonomik të rajoneve të cilat ata i banojnë. Projekte speciale për zhvillim të rajoneve në fjalë do të dizajnohen për të promovuar një përmirësim të këtillë.
3. Qeveritë do të sigurojnë që, saherë që të jetë e përshtatshme, do të mbahen studime, në bashkëpunim me popujt për të cilët është fjala, për të vlerësuar ndikimin social, shpirtëror, kulturor dhe mjedisor në to të aktiviteteve të planifikuara zhvillimore. Rezultatet e këtyre studimeve do të konsiderohen si kriter fundamental për implementimin e këtyre aktiviteteve.
4. Qeveritë, në bashkëpunim me popujt në fjalë, do të marrin masa për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit në territoret që ata i banojnë.
Neni 14
1.Do të njihen të drejtat e pronësisë të popujve në fjalë mbi tokat të cilat ata në mënyrë tradicionale i posedojnë.
Në plotësim, do të ndërmerren masa në raste të përshtatshme për mbrojtjen e të drejtës së popujve në fjalë për të përdorur tokat të cilat nuk janë ekskluzivisht të poseduara nga ata, por në të cilat tradicionalisht kanë pasur qasje për aktivitetet e tyre substanciale dhe tradicionale. Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet situatës së popujve nomadë dhe kultivuesve lëvizës.
2. Qeveritë do të ndërmarrin hapa të domosdoshëm për identifikimin e tokave të cilat janë tradicionalisht të poseduara nga popujt në fjalë, dhe të garantojnë mbrojtje efektive të të drejtave të tyre për pronësi dhe pronë.
3. Do të vendosen procedura adekuate brenda sistemit nacional juridik për zgjidhjen e kërkesave të tokës nga popujt në fjalë.

Neni 17
1. Do të respektohen procedurat e vendosura nga popujt në fjalë për kalimin e të drejtave të tokës në mesin e anëtarëve të këtyre popujve.
2. Popujt në fjalë do të konsultohen saherë që u jepet konsideratë kapaciteteve të tyre për tjetërsimin e tokave të tyre ose kalimin tjetër të të drejtave të tyre jashtë komunitetit të vet.
3. Personat që nuk u takojnë këtyre popujve do të parandalohen nga shfrytëzimi i normave zakonore të tyre ose për shkak të mungesës së keqinterpretimit të ligjeve në anën e anëtarëve të tyre për të siguruar pronësinë, pronën ose përdorimin e tokës që u takon atyre.
Disa nga dispozitat e kësaj konvente qartësojnë pozitën e popujve autoktonë në raport me shtetin dhe vendin ku ata përbëjnë shumicën, si dhe i mbrojnë ata nga mundësia e ndryshimit të strukturës demografike dhe asimilimi.
Pasi që Mali i Zi pretendon të ecë në drejtimin e integrimeve ku edhe këto norma duhet të jenë pjesë e realitetit të ri, inkuadrimi i pakicave, në veçanti i popujve vendas autoktonë ashtu që pakica në fjalë të luajë një rol më aktiv në jetën publike në institucione më vitale ku miratohen vendimet. Pjesëmarrja e pakicave në të gjitha organet me rëndësi tregon qartë përse ky standard kaq shumë i insistuar nga ana e e zyrtarëve më të lartë të Europës është i rekomanduar dhe e trajtojnë atë si kryesor por edhe kompleks.
Kjo do të thotë rritjen e mjeteve dhe mekanizmave, të cilat përdoren ose mund të përdoren për të siguruar pjesëmarrjen e pakicave në jetën publike pa dobësuar vlerat e përbashkëta dhe mirëbesimin që janë esenciale për një shoqëri të kohezive.
Se cilat janë mekanizmat që një shoqëri duhet t’i përdorë për t’i joshur aspiratat e pakicave në lidhje me pjesëmarjen në jetën publike do t’i pasqyrojmë në numrin tjetër të gazetës në intervistat me personalitete më të larta publike që merren me mbrojtjen e të drejtave të pakicave.

Muhamed Gjokaj
Koha Javore

YouTube Preview Image