Rumia për Krajën është e shenjtë

August 2, 2009   | Kulturë / Kultura

Mali i Rumis_mali i ziMaja e Rumisë ka qenë dhe duhet të jetë vend takimi, siç ka qenë me shekuj ved takim i njerzëve të kombësive dhe konfesioneve të ndryshme. Janë shoqëruar, kanë luajtur lojëra popullore, siç janë hedhja e gurit nga krahu, kërcime të ndryshme dhe shumë lojra popullore të këtyre trojeve. Të gjithë i janë gëzuar lindjes së diellit në agimin e kthjelltë. I janë gëzuar rrezes së parë të diellit, ngrohtësisë njerëzore, vegimit të agut veror. Atë kënaqësi e kanë ndier të gjithë.
Të respektosh ndjenjat e të tjerëve kujtoj se është virtyt. Unë mendoj që në këtë drejtim, gjatë tërë këtyre viteve, qyshse kanë nisur të fryjnë në këto hapësira erëra të kahjeve të ndryshme, gjithmonë kemi bërë përpjekje të japim kontributin tonë që t’i ruajmë marrëdhëniet ndërnjerëzore që këtu tradicionalisht kanë qenë të mira e që të parët tanë na e lanë trashëgim. Me bëmat dhe veprimet tona jemi përpjekur që këto marrëdhënie njerëzore, në radhë të parë mes njerëzve që jetojnë këtu me shekuj në trojet e tyre shekullore t’i avansojmë që multietniciteti dhe multikonfesionaliteti të jenë harmoni dhe pasuri e këtij nënqielli.
Konsideroj se kjo është edhe në frymën e traditës ikumenike të Shën Mërisë së Krajës.
Unë jam i mendimit që nuk duhet të respektojmë dhe të vlersojmë vetëm vlerat tona shpirtërore por edhe vlerat shpirtërore dhe materiele të të tjerëve. Kjo është edhe në frymën e qytetërimit tonë.
Siç është e njohur, më 18 qershor 2005, me ndihmën e helikopterëve të Ushtrisë Serbo-Malazeze u vendos në majë të Rumisë objekti i metaltë i Kishës Ortodokse Serbe.
Pas vitit 1989, kur për të parën herë“zbuluan” se gërmadhat e Kishës së Krajës i përkasin Kishës Ortodokse Sebe, dhe se ajo është vetëm e tyrja, ishte ky provokimi i dytë i rëndë që iu bë popullit të Krajës dhe më gjërë të nënqiellit të Rumisë.
Me të dejtë shtrohet pyetja se a është ashu?
Personalisht mendoj që në lidhje me këtë nuk duhet të shpenzohet kohë dhe fjalë, sepse faktet historike janë të pamëshirshme dha ato flasin vetë.
Shumë herë – për çdo vit, që nga 1980-ta Kranjanët kanë reaguar haptas, e posçarisht subjekti im LD në MZ me kumtesa dhe ne çdokund ku kemi qenë të pranishëm kemi kërkuar energjikisht që të mos na prishet qetësia, të mos çrregullohet rendi publik dhe paqja në këtë trevë.
Kemi kundërshtuar me mjete demokratike që i njeh qytetërimi dhe kemi kërkuar që të na lënë në paqe dhe qetësi dhe të mos na shqetësojnë në jetën dhe punën tonë si dhe të heqin dorë njëherë mirë nga gjërat që nuk u përkasin atyre.
Më 2005 si dhe shumë herë më parë në raste të tilla kemi thënë dhe këtë e bëjmë për çdo 4 korrik kur vajtje – ardhjet e “besimtarëve” që në Krajë vijnë për çdo vit në vizitë të paftuar në këtë datë te mbetjet e Kishës së Krajës, është provokim dhe nuk i shërben askujt e aq më pak Zotit. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi gjithmonë kundër atyre që nxisin dhe ndihmojnë veprime të tilla provokuese.
Konsideroj që maja e Rumisë, shpatet e bjeshkës nuk mund të jenë kurrë pronë e Kishës Ortodokse Serbe. Njerëzit nga këto anë me shekuj kan dalur në majën e Rumisë dhe atje kanë marrë me vete nga një gurë, sipas traditës, që bjeshka të bëhet më e lartë. Me qindra metra kub gurë janë grumbulluar në majë të bjeshkës. Në krijimtarinë tonë popullore poeti popullor ka thurur një këngë, e cila këndohet edhe sot nëpër gazmendet familjare dhe në menifestime kulturore popullore:
O Rumia, bjeshkë e naltë
Ti u bafsh o ma e naltë
Ma e naltë u bafsh se je
Kur të dal në maje ty
Do të shoh Stambollën me sy
……………………………………..
……………………………………. e kështu me radhë.
Përndryshe, Rumia për ne është mal i shenjtë siç është Llovqeni për malazezët, Tomorri për Shqipërinë, Trigllavi për Slloveninë, Luboteni për tetovarët, Korabi për dibranët etj.
kishakatolikekrajelt1
Për kranjanët kjo është Rumia.
Të gjithë ne e dimë daljen tradicionale në majën e Rumisë. Maja e Rumisë ka qenë dhe duhet të jetë vend takimi, siç ka qenë me shekuj ved takim i njerzëve të kombësive dhe konfesioneve të ndryshme. Janë shoqëruar, kanë luajtur lojëra popullore, siç janë hedhja e gurit nga krahu, kërcime të ndryshme dhe shumë lojra popullore të këtyre trojeve. Të gjithë i janë gëzuar lindjes së diellit në agimin e kthjelltë. I janë gëzuar rrezes së parë të diellit, ngrohtësisë njerëzore, vegimit të agut veror. Atë kënaqësi e kanë ndier të gjithë.
Mirëpo kjo na është bërë tash e pamundur, na është ndaluar nga Kisha Ortodokse Sebe dhe nga ata që e ndihmuan atë që ta uzurpojnë Ruminë tonë e që edhe sot e gjithë ditën po rrinë duarkryq
Tubim i nderuar,
Kujtojmë se gjatë perudhës së komunizmit tradita e daljës së Kranjanëve në Rumi në mënyrë të organizuar u ndalua. Kjo traditë u ringjall në verë të vitit 1971, kur një grup studentësh kranjanë pas shumë vitesh ndërprerje të kësaj tradite të bukur e rinisën përsëri me vetorganizim, kështu që nga ajo kohë për çdo vjet grupe malorësh nga Kraja në mënyrë të organizuar kanë dalë në majë të Rumisë dhe atë disa herë gjatë verës.
Duhet theksuar se në këtë drejtim edhe në kuadër të Manifestimit kulturor “Në fillim të verës” –Ditët e kulturës dhe të sportit në Krajë, i cili në Krajë organizohet nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi, subjeki i parë nacional shqiptar në Mal të Zi, qysh nga viti 1993 në programin sportiv kanë vënë edhe këtë veprimtari, pra daljen në Rumi.
Me instalimin e objektit të metaltë të kishës nga Kisha Ortodokse Serbe më 2005 kjo e drejtë legjitime e malorëve të Krajës, sigurisht edhe të tjerëve, nuk mund të realizohet. Me fjalë tjera jemi të privuar nga kjo kënaqësi.
Nga të gjitha manifestimet që kemi organizuar, kemi kërkuar që maja e Rumisë të lirohet nga uzurpatorët. Nga qeveria qëndrore si edhe nga ajo vendore kemi kërkuar që të marrin masa energjike që të pengojnë përvetsimin e dhunshëm dhe uzurpimet të cilat tash sa vjet po i bën në kontinuitet Kisha Ortodokse Serbe.
Në lidhje me të kemi grumbulluar një mori nënshkrimesh dhi i kemi arkivuar së bashku me kërkesë dhe i kemi dërguar në adresa adekuate, por siç duket kanë rënë në veshë të shurdhër.
Kemi thënë edhe këtë se vendi i kishës së metaltë nuk është në majë të Rumisë por atje ku do t’u shërbente besimtarëve për të kryer ritet fetare.
Edhe sot nga ky vend haptas, si edhe tash sa herë kërkojmë nga faktorët relevantë, nga institucionet shtetërore dhe komunale që të ndërmarrin veprimtari konkrete që sa më parë të mënjanojnë objektin e kishës së metaltë nga maja e Rumisë. Maja e Rumisë, shpatitë e bjeshkës si dhe të gjitha majat e tjera të saj nuk mund të jenë pronë e Kishës Ortodokse Serbe.
Përndryshe, sa i përket majës së Rumisë ajo u përket të gjithë njerzëve e të gjitha konfesioneve. Ashtu ka qenë gjithmonë, andaj duhet të jetë edhe sot e gjithë ditën.
Manifestimi në KrajëPo ashtu kërkojmë që nga Qeveria e Malit të Zi si dhe nga organet e tjera kompetente që të ndërmarrin aktivitete konkrete në pengimin e të gjithë atyre që me dhunë uzurpojnë dhe përvetësojnë monumentet e kultit dhe monumentet e tjera historike. Të pengojnë ata që përvetsonë me dhunë trashigëminë tonë kulturore dhe shpirtërore.
Konsideroj se është koha e fundit për një gjë të tillë.
Në fund edhe një herë dua të ceki se po ashtu kërkojmë që sa më parë të lirohen ishujt në liqenin e Shkodrës të okupuar poashtu nga Kisha Ortodokse Serbe dhe objektët kulturore në këta ishuj të kthehën në gjendjen e mëparshme, për t’u shfrytëzuar për vizita të lira rekreative e për qëllime turistike. Po ashtu konsideroj se mbetjet e Kishës së Shën Mërisë së Krajës, këtij monumenti historik të kulturës sonë shpirtërore i takojnë popullit të Krajës, ndërsa si përmendore kulturore u përket të gjitha civilizimeve dhe popujve. Shqiptarët kanë tri fe por një komb. Shqiptarët janë të një gjaku. Harmonia fetare mes shqiptarëve është shembulli më i mirë për të gjithë popujt e botës. Kjo për mua ka domethënie të madhe.

(Autori është kryetar i Degës së Krajës LD në MZ-dhe këshilltar i këtij subjekti në KK të Tivarit)

Ali Gjeçbritaj
Koha Javore

http://www.rtvvijesti.com/video/kilibarda.flv