Dinosha kërkon ligjësimin e mandateve të garantuara

August 3, 2009   | Politika

Roderik mur_ferhat dinoshaPodgoricë – Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Ferhat Dinosha, priti të premten Ambasadorin e SHBA-së në Podgoricë, Roderik Mur.
Në deklaratën për shtyp të lëshuar nga kjo ministri thuhet se gjatë bisedës së ngrohtë dhe të përzemërt u bë fjalë për aktivitetet dhe fushëveprimin e punës së Ministrisë së të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, si dhe për bashkëpunimin gjithnjë e më të mirë në mes SHBA-së dhe Malit të Zi në rrugën drejt integrimeve euro-atlantike
“Si detyrë prioritare në angazhimin e vet, ministri Dinosha theksoi definimin e mekanizmit të përfaqësimit politik të pakicave në Parlamentin e Malit e Zi. Si zgjidhje optimale, z. Dinosha theksoi kthimin e vendimit të Ligjit për të Drejtat dhe Liritë e Pakicave, i cili parashikon mandatet e garantuara për pakica. Zbatimi i garancive kushtetuese për përfaqësimin proporcional të pakicave në organet shtetërore dhe të qeverisjes lokale është gjithashtu një prej detyrave themelore në punën e mëtutjeshme të kesaj ministrie”, ka thënë ministri Dinosha
Ambasadori amerikan u njoftua edhe me aktivitetet dhe projektet kryesore të cilat i ka realizuar kjo ministri në të kaluarën, si dhe me ato që janë në realizim.
Në fund të bisedës u nënvizua bashkëpunimi i mirë i Ambasadës së SHBA-së dhe kësaj ministrie, si dhe nevoja që ajo të vazhdohet dhe të avancohet, thuhet në deklaratën për shtyp.

Kohapress