Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës mund ta humbos ishullin e Bunës

August 3, 2009   | Lajmet / Vijesti

ishulli nudist i Bunes_ulqin_mali i ziHEC-i i Ashtës ul në tryezë shqiptarët me malazezët

Specialistë shqiptarë dhe malazezë i kërkuan kompanisë ndërtuese të hidrocentralit të Ashtës, që të ketë në vëmendje sa i takon ndikimeve që do të ketë ndërtimi i këtij hidrocentrali në burimet natyrore te dy vendeve.

Ndërtimi i hidrocentralit të Ashtës, miratuar së fundmi nga qeveria shqiptare, uli dje në tryezë specialistë shqiptarë dhe malazezë të mjedisit.
Në qendër të vëmendjes ishte ndikimi mjedisor i këtij hidrocentrali në burimet natyrore të ndara mes vendit tonë dhe vendit fqinj.
Prefekti i Shkodrës, Maxhid Cungu dhe ekspertë të Ministrisë së Mjedisit, diskutuan mbi vlerat dhe efektet e ndikimit në mjedis, si dhe legjislacionin shqiptar.
Në aktivitetin e djeshëm e mori fjalën edhe drejtori i Institutit Bioteknik të Podgoricës, Danilo Mrdak, i cili vuri theksin te struktura e faunës dhe florës dhe masat e zbutjes së ndikimeve nga ndërtimi i digave të hidrocentralit.
Sipas specialistit të mjedisit, Vasilie Buskoviç, është shumë e rëndësishme të ruhet biodiversiteti i basenit të ujërave ndërkufitare.
Diskutantët vunë në dukje se hidrocentrali i Ashtës, i cili do të ndërtohet mbi Drin, pikërisht në zonën e Bushatit, do të jetë i pari që ndërtohet në Shqipëri pas shumë vitesh dhe se energjia e prodhuar prej tij do të jetë në shërbim jo vetëm të rajonit të Shkodrës, por edhe më gjerë.
Pjesëmarrësit në këtë takim konsultativ kërkuan nga kompania që do të ndërtojë hidrocentralin, të ofrojë zgjidhje për zbutjen sa më shumë që të jetë e mundur të impaktit mbi mjedisin.
Hidrocentrali i Ashtës është një nga projektet e mëdha që do të ndërtohet në zonën e Shkodrës.
Në fakt, një hidrocentral i përmasave më të mëdha ishte destinuar të ndërtohej në Bushat, pak kilometra më larg Ashtës, një projekt kinez, i cili parashikonte investime të mëdha.

Burimi: BalkanWeb

YouTube Preview Image
2