Paralajmërohet tubim protestues më 8 gusht mbi Valdanosin

August 3, 2009   | Shoqëria / Društvo

DELEGACIJA VLADE U ULCINJUlqin – Takimi i disa ditëve më parë mbi Valdanosin në Shas ka nxitur reagime të ndryshme tek ish pronarët e Ullishtës së Valdanosit dhe grupi i organizatave joqeveritare të Ulqinit dhe intelektualëve të pavarur që kanë inicuar grumbullimin e nënshkrimeve për miratimin e Deklaratës mbi Valdanosin në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Ndërsa Këshilli i ish pronarëve të ullishtave në Valdanos ka shprehur pakënaqësi lidhur me mënyrën e organizimit të takimit në Shas nga ana e kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, grupi i OJQ-ve nga Ulqini dhe i intelektualëve të pavarur ka shprehur kënaqësi me rrjedhën e përgjithshme të ngjarjeve lidhur me të ardhmen e Ulqinit.
Në deklaratën për shtyp të Këshillit të ish pronarëve të ullishtave në Valdanos thuhet se ata i kanë mashtruar që nga viti 2006.
“Kemi shpresuar se përfaqësuesit e Qeverisë dhe qeverisjes lokale do të na deklarojnë se më në fund mund të hyjmë në pronat tona. Por, kemi qenë të befasuar për të keq kur na është thënë prerazi se nuk ka kthim, madje as që bëhet fjalë për qiramarrje, për çfarë na është folur që prej tre vjetësh. Domethënë, neve na kanë mashtruar që nga viti 2006, gjegjësisht kanë blerë kohën për hapjen dhe mbylljen e tenderit. Në emër të interesave të kujt dhe për llogari të kujt manipulohet me pronën tonë?”, pyesin në Këshillin e ish pronarëve të ullishtave në Valdanos.
Këshilli në fjalë i ka bërë thirrje Qeverisë dhe Komisionit të tenderit për Valdanosin që të respektojnë ligjet dhe dokumentet e veta, si dhe Kuvendin e Komunës së Ulqinit, dhe të implementojë vendimin e vet nga maji i vitit 2007 mbi ekspropriimin e tokës në Valdanos.
bivsi-vlasnici-maslina-iz-ulcinja_crna-gora“Çdo gjë tjetër përbën humbje të kohës dhe nervave dhe shpenzim të parave”, thuhet në kumtesën e Këshillit të ish pronarëve, të nënshkruar nga kryetari Lluka – Batko Gjakonoviq.
Këshilli i ish pronarëve të ullishtave në Valdanos ka paralajmëruar se më 8 gusht do të organizojë tubim protestues dhe se do t’i njoftojë pronarët e ullishtës mbi aktivitetet e ardhshme.
Ndërkohë, Grupi i OJQ-ve të Ulqinit dhe intelektualëve të pavarur e ka arsyetuar kënaqësinë e vet lidhur me takimin mbi Valdanosin të organizuar në Shas me faktin se më në fund ka filluar të flitet hapur për Valdanosin dhe të ardhmen e qytetit të Ulqinit.
“Me asnjë lloj vonese dhe keqinterpretimeve ligjore nuk do të mund të anashkalohet diskutimi mbi iniciativën e qytetarëve, respektivisht mbi Deklaratën e dorëzuar në mënyrë të rregullt Parlamentit komunal”, thuhet në deklaratën për shtyp të Grupit të OJQ-ve të Ulqinit dhe intelektualëve të pavarur.Gzim Hajdinaga nakon sastanka sa delegacijom Vlade Crne Gore.1
Në deklaratë thuhet po ashtu se i gëzon fakti që ata që tentojnë pa vendimin e Kuvendit të Komunës së Ulqinit të realizojnë tendera joligjorë për dhënien me qira shumëvjeçare të pronës sonë, edhe në këtë takim kanë mundur të dëgjojnë qartë qëndrimin e pjesës dërmuese të ulqinakëve.
„Do ta dëgjojnë akoma më tepër në të ardhmen sepse të gjitha rrjedhat e ngjarjeve, nga Tivati, përmes Shën Stefanit deri në Petrovac, konfirmojnë vlerësimet, qëndrimet dhe opinionet tona se tenderët për Valdanos, Plazhin e Madh dhe Adë janë të dëmshëm për të ardhmen e qytetit tonë“, thuhet në deklaratë.
Grupi i OJQ-ve dhe intelektualëve të pavarur thekson në deklaratë se askush nuk ka të drejtë të thotë se nuk e din se për çfarë, në fakt, bëhet fjalë.
„Çdo gjë është e qartë si drita e diellit. Nuk shohin vetëm ata që nuk duan“, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Kohapress

YouTube Preview Image