Enver Gjokaj, nje shqiptar nga Dinosha ne Hollywood

August 4, 2009   | Intervista / Intervju

Enver GjokajNjë tjetër shqiptar prek me sukses Hollivudin.
Emri i tij është Enver Gjokaj dhe ka nisur dalëngadalë të afirmohet në botën e kinemasë.
Pas pjesëmarrjes së tij në disa seriale televizive, mes të cilëve “The Unit” dhe “The Book of Daniel” aktori shqiptar do të shfaqet në një tjetër serial, duke pasur si partnere aktoren e suksesshme Eliza Dushku. Bëhet fjalë për “Dollhouse” (Shtëpia e kukullave), në të cilin flitet për një grup agjentësh, që operojnë me emrin “Dollhouse” dhe që në përfundim të çdo misioni iu fshihet kujtesa. Eliza Dushku është në rolin e Echo, agjentes më të rëndësishme, ndërkohë që Enveri do të interpretojë mikun e saj më të mirë, Viktorin.
Është tepër interesant fakti, që në një produksion të tillë të jenë dy aktorë me origjinë shqiptare, gjë që vërteton gjithmonë e më shumë talentin e tyre. Enver Gjokaj ka luajtur gjithashtu edhe në filmat “Taking Chance” me Kevin Bacon, xhirimet e të cilit sapo kanë përfunduar si dhe tek “The Express” me Dennis Quaid.

Lajme nga Ulqini



http://www.rtcg.me/images/biblioteka/audio_video_arhiva/Enverova%20CG%20premijera.flv