Mali i Zi dergon trupa ushtarake ne Afganistan

August 4, 2009   | Shtypi / Mediji

vojska crne gorePODGORICE- Parlamenti i Malit të Zi miratoi dje dërgimin e trupave në Afganistan, në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO-ja.
Ligjvënënsit vendosën që të dërgojnë 40 ushtarë malazias në Afganistan në vitin e ardhshëm, ndërsa pesë trupa të tjerë do të dërgohen në Liberi dhe Somali.
Dërgimi i ushtarëve jashtë vendit, sipas parlamentit të Malit të Zi, është “i rëndësishëm për politikën e jashtme” të këtij shteti.
Vendimi i Podgoricës për të dërguar ushtarë në misionin e udhëhequr nga NATO-ja në Afganistan vlerësohet të jetë bërë në kuadër të përpjekjeve të këtij shteti për t’ju bashkuar Aleancës Veri-atlantike.
Edhe Shqiperia, do të pesëfishojë prezencën ushtarake në Afganistan, duke dërguar 120 trupa shtesë për rritjen e sigurisë para zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi në muajin e ardhshëm
.
(s.g/BalkanWeb)
YouTube Preview Image