Emina Çunmulaj zgjidhet nga Glamour

August 9, 2009   | Lajmet / Vijesti

EminaCunmulajÇfarë do të vishni në gjashtë muajt e ardhshëm? Këtë pyetje ka ngritur një nga revistat më vanitoze të modës dhe në faqet e saj përgjigjen e jep modelja, Emina Çunmulaj. Në një set fotografish që paraqesin tendencat më të fundit, që do të pushtojnë elitat e ndjekjes së modës në muajt që do të vijnë, modelja me origjinë shqiptare ka pozuar sëbashku me një kolegun e saj model, brenda faqeve të Glamour. Emina disa herë ka pozuar edhe për kopertinat e revistave më në zë të modës si, “Vogue” apo “Marie Claire”. Tashmë ajo cilësohet si një modele mjaft e suksesshme në pasarela.

YouTube Preview Image