Forca e Re Demokratike ka reaguar pas mosmbajtjes së seancës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit

August 10, 2009   | Lajmet / Vijesti

Forca e Re Demokratike_ulqinVazhdon agonia e pushtetit
Ulqin – Forca e Re Demokratike ka reaguar pas mosmbajtjes së seancës së Kuvendit të Komunës së Ulqinit për shkak të mossigurimit të kuorumit nga ana e shumicës në Kuvend.A :“Koalicioni në pushtet në Kuvendin e Komunës së Ulqinit muaj me radhë nuk është në gjendje të sigurojë praninë e këshilltarëve të tij në mbledhjet e kuvendit. Të katërtën herë me radhë kjo mbledhje po shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo qartë tregon se problemet e brendshme dhe konfliktet në këtë koalicion janë rritur deri në atë masë sa që bllokojnë punën e Kuvendit Komunal. Kësaj i ka kontribuar edhe mosfunksionimi dhe mosshkathtësia e ekzekutivit e cila me muaj nuk i kryen obligimet financiare ndaj ndërmarrjeve publike të cilave nuk u paguajnë obligimet e parapara me buxhet”, thuhet në kumtesën për opinion të Klubit të Këshilltarëve të Forcës në Kuvendin e Komunës së Ulqinit.
Sipas kësaj partie, “këto probleme do të rriten edhe më tepër deri në fund të vitit duke marrë parasysh faktin se buxheti komunal në gjashtë muajt e parë është realizuar vetëm 7.5 për qind, gjegjësisht 1.2 milion të ardhura burimore në raport me 16 milionë të paraparë me buxhetin e vitit 2009”.
“Kjo qytetarët e Komunës së Ulqinit do t’i bie në situatë edhe më të vështirë ekonomike”, thuhet në kumtesë.
Klubi i këshilltarëve të Forcës thekson se në periudhën e kaluar kanë siguruar kuorum duke treguar në këtë mënyrë përgjegjësi ndaj votuesve “edhe pse ishim të vetëdijshëm në problemet e pushtetit aktual” dhe përkundër faktit se këshilltarëve të kësaj partie “me vite nuk u mundësohen kushte pune, as anëtarësi në këshillat e ndërmarrjet publike dhe këshillat e Kuvendit”.
“Koalicioni në pushtet e bën këtë sepse nuk don kontroll të funksionimit të ndërmarrjeve publike si dhe kontroll për shpenzimin e mjeteve buxhetore”, thuhet në kumtesë.
Klubi i Këshilltarëve të Forcës thekson se “fatkeqësisht ka pritur që kjo shumicë e papërgjegjshme t’u kthehet interesave të qytetarëve dhe komunës, që t’u mundësohet prezenca e këshilltarëve të vet. Por më kot, problemet e brendshme në koalicion me këtë kanë kulminuar”, thuhet në kumtesë.
Kohapress

YouTube Preview Image