Jeta Faqolli provokon plazhistët me bikini mbi motor

August 16, 2009   | Lajmet / Vijesti

Jeta FaqolliKëngëtarja Jeta Faqolli ka vendosur që për këtë verë aventurat mos të kenë fund dhe kështu edhe performancat e saj provokuese në bregdet. Më të fundit janë disa foto të Jetës, ku ajo shfaqet në bregdet me rroba banje mbi një motor dhe në skena shumë provokuese. Një stil “alla brazilian” i rrobave të banjës nxjerr në pah fund shpinën e Faqollit më shumë se kurrë dhe në fakt këto lloj provokimesh Jetës duket se i pëlqejnë. Së bashku me shoqërinë e saj në një nga plazhet e Ulqinit këngëtarja nuk ka hezituar të pozojë për aparatet amatorë. Nëse je në plazh dhe pozon mbi një motor uji kjo është sportive, por nëse je me rroba plazhi dhe pozon mbi një motor tjetër kjo nuk është asgjë më shumë sesa fantazi provokuese me të cilën Faqolli duket se ja ka arritur qëllimit të tërheqë vëmendje. Gjatë muajve të stinës së nxehtë Jeta nuk erdistancë, dhi me asnjë klip të nxehtë veror siç është bërë e modës për këngëtaret e reja, por me një realizim ndryshe të titulluar “Shko”. Gjatë kësaj kohe ajo është angazhuar edhe me të tjera aktivitete siç është “Maratona 4”, ku së bashku me kolegë të tjerë këngëtarë kanë udhëtuar në shumë qytete duke dhënë koncerte.
Panorama Plus


YouTube Preview Image