Klubi i Basketbollit “Ulqini” që nga tetori do t’i luajë ndeshjet në palestrën e re sportive

August 17, 2009   | Sporti / Sport

Klubi i Basketbollit “Ulqini”Palestër që plotëson standardet dhe kriteret ndërkombëtare

Projekti i palestrës e cila do të ketë kapacitet prej rreth 1300 vendesh është punuar nga arkitekti i ri ulqinak, Valon Buzuku. Ndërtimi i saj financohet tërësisht nga investitorët privatë, miq të KB “Ulqini”, dhe pritet të tejkalojë vlerën prej 450 mijë eurosh. Drejtori i KB “Ulqini”, Pavle Pepgjonovq, thotë se kjo palestër sportive do të jetë gjithsesi njëri prej objekteve më të bukur sportivë të këtij lloji në tërë Malin e Zi.
Derisa përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe shtetërore ka kohë që flasin për ndërtimin e një palestre sportive në Ulqin, Klubi i Basketbollit “Ulqini” ka vendosur të ndërtojë vetë sallën e sportit. Punët për ndërtimin e saj kanë filluar që në muajin mars dhe sipas planit pritet të përfundojnë më 20 tetor. Palestra e re ndërtohet në vendin ku më parë ka ekzistuar salla e fiskulturës e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”, në pronësi të së cilës edhe do të jetë salla e re.
Palestra sportive _Klubi i Basketbollit “Ulqini_ulqinProjekti i palestrës e cila do të ketë kapacitet prej rreth 1300 vendesh, prej të cilave 1100 ulëse, është punuar nga arkitekti i ri ulqinak, Valon Buzuku. Ndërtimi i saj financohet tërësisht nga investitorët privatë, miq të KB “Ulqini”, dhe pritet të tejkalojë vlerën prej 450 mijë eurosh.
Drejtori i KB “Ulqini”, Pavle Pepgjonoviq, thotë se ndërtimi i sallës ka kohë që është ndër prioritet e këtij klubi për ekzistencën e tij për shkak se salla e Shkollës Fillore “Mareshali Tito”, ku ky klub i ka luajtur deri tani ndeshjet e veta, nuk i plotëson kushtet as për zhvillimin e ndeshjeve vendore, as për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare. Ai pranon se Federata e Basketbollit e Malit të Zi “me qëllim të zhvillimit të sportit edhe në këto treva” i ka toleruar këto lëshime duke i mbyllur sytë.
Sipas tij, ka shumë arsye që është vendosur për ta ndërtuar palestrën në partneritet me Shkollën e Mesme “Vëllazërim Bashkim”, por më e rëndësishmja është se kanë dashur që basketbollin ta ruajnë në zemrën e qytetit.Palestra sportive _Klubi i Basketbollit “Ulqini_ulqin.1
“Në një periudhë të caktuar kemi arritur në idenë që të hyjmë në bisedime me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Malit të Zi dhe udhëheqjen e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”, për lidhjen e partneritetit për ndërtimin e palestrës sportive në vendin e tashmë ish sallës së fiskulturës së kësaj shkolle. Me Shkollën e Mesme është lidhur marrëveshje ku shkolla e lëshon truallin, kurse të gjitha investimet e tjera, që nga bazamenti e deri në përfundim të projektit, i financon KB “Ulqini” me miqtë e vet”, shpjegon Pepgjonoviq.
Palestra sportive _Klubi i Basketbollit “Ulqini_ulqin.3Salla e re do t’i plotësojë të gjitha standardet dhe kriteret për luajtjen e të gjitha ndeshjeve me karakter ndërkombëtar dhe mbajtjen e aktiviteteve të tjera sportive. Në përbërjen e saj do të jetë edhe salla moderne gjimnastikore, ambulanca sportive, sport-caffe-ja, ambientet zyrtare, dhomat e zhveshjes, dhe përmbajtje të tjera.
Kriza e përgjithshme ekonomike botërore nuk ka shkuar në favor të sigurimit të mjeteve financiare për ndërtimin e palestrës sportive. Megjithatë, sipas drejtorit të KB “Ulqini”, as kjo situatë nuk do t’i pengojë ata për kryerjen e këtij investimi.
“Është më se e sigurt se situata e krijuar dhe trokitja në derë e krizës ekonomike globale botërore nuk na shkon në favor. Është konstatuar se sikur realizimin e këtij projekti ta kishim filluar një apo dy vjet më parë, me siguri që më me pak dhimbje sa i përket investimeve do ta kishim realizuar këtë projekt. Palestra sportive _Klubi i Basketbollit “Ulqini_ulqin.2
Por siç është tashmë e njohur, miqtë dhe drejtuesit e KB “Ulqini” tërë këto vite të kaluara kanë treguar një shkallë të lartë të seriozitetit në realizimin e të gjitha projekteve dhe ideve lidhur me zhvillimin e sportit të basketbollit në komunën tonë. Me këtë dua të them se edhe në realizimin e këtij projekti miqtë e KB “Ulqini” nuk do të ndalen, por do ta çojnë atë deri në fund”, thotë Pepgjonoviq.
Punimet për ndërtimin e palestrës kanë ecur sipas parashikimit dhe Pepgjonoviq thotë se ajo do të jetë gati deri në fund të muajit tetor.
Sipas tij, ajo do të jetë ndër palestrat më të bukura të këtij lloji në Mal të Zi.
“Ajo që dua të theksoj, pa e tepruar, është se palestra sportive në Ulqin do të jetë gjithsesi njëri prej objekteve më të bukur sportivë të këtij lloji në tërë Malin e Zi”, thotë Pepgjonoviq.
Drejtori i KB “Ulqini” mendon se me ndërtimin e kësaj palestre sportive në Ulqin do të krijohen kushtet jo vetëm për zhvillimin e sportit dhe animimin e të rinjve, por edhe për zhvillimin e turizmit sportiv gjatë dimrit.

I.Kallaba
Koha Javore