Podgorica: Deklarata e Berishës e keqinterpretuar

August 19, 2009   | Rajoni / Region

Vesko GarçeviqDrejtori politik në Ministrinë e Jashtme të Malit të Zi, Vesko Garçeviq, ka thënë se mediat duhet të përmbahen nga siç ka thënë intepretimi i gabuar i deklaratës së kryeministrit Sali Berisha mbi nevojën e bashkimit të shqiptarëve, që jetojnë në territore të ndryshme.
Garçeviq ka thënë se Berisha nuk ka aluduar në Malin e Zi, por se thelbi i deklaratës së tij ka qenë në raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton REL.
Sipas tij, e ardhmja e përbashkët e Malit të Zi dhe e Shqipërisë “obligohet nga kufijtë që pa dyshim janë të përcaktuar dhe të pandryshueshëm, e të cilët duhet të hapen plotësisht”.
Ai ka kujtuar qëndrimin e qeverisë së Shqipërisë, e cila ka qartësuar se nuk ka pretendime ndaj territorit të Malit të Zi.

Gazeta Express

1