Protesta per kthimin e pronave ne Valdanos

August 20, 2009   | Shoqëria / Društvo

Protesta per kthimin e pronave ne Valdanos_ulqin_mali i ziDje ne Ulqin u mbajt protestë për kthimin e pronave në gjirin e Valdanosit.

Edhe njëherë banorët e Ulqinit dolën për të protestuar ndaj  qeverisë se Malit të Zi e cila nuk vepron në bazë të ligjit me të cilin duhet kthyer pronat e marra nga banorët e çka është më keq ajo shpall tender për shitjen e gjirit të Valdanosit.

Në protestë morën pjesë nje numer i konsiderueshem i protestuesve të cilëve u drejtuan anëtarët e këshillit për kthimin e pronave të Valdanosit, përfaqësues së bashkësive fetare, Intelektual të shquar dhe përfaqësues së shoqërisë civile.

Në këtë tubim u nxorën këto

KERKESA:

  • 1. Kërkojmë shpejt dhe pa kushte kthimin e pronës tonë. Nga kjo nuk do t heqim dore kurrë. Nuk pranojmë asnjëfarë qëradhënje të pronave tona.
  • 2. Kërkojmë nga pushteti republikan të malit të Zi që të vazhdimisht të respektojnë ligjet  e këtij shtet.
  • 3. Thërrasim Kuvendin e Malit të Zi dhe organet e pushtetit lokal të zbatojnë vendimin për deeksproprijimin  e  gjirit të Valdanosit.
  • 4. Kërkojmë nga partitë politike, deputetëve në parlamentin e Malit të Zi, shoqëria civile, intelektualëve të pavarur  dhe të gjithë qytetarëve të mbështesin kërkesat tona.
  • 5. Thërrasim të gjithë shoqatat të ngjashme në Malin e Zi, të vazhdojmë dhe ti intensifikojmë veprimet tona para gjygjeve  ndërkombëtare për kthimin  e drejtës për pronë.
  • 6. Konfirmojmë gatishmërinë që edhe fizikisht ta mbrojmë nderin dhe pronën tonë.


SHOQATA E ULLISHTARËVE – ULQIN

YouTube Preview Image