Lëkundje tërmeti në Ulqin

August 22, 2009   | Shoqëria / Društvo

Lekundje termeti ne ulqinLëkundje tërmeti në disa zona të vendit. Epiqendra në Ulqin
Një tërmet me intesit 5 ballë të shkallës Rihter është shënuar në orët e para të pasdites së sotme në vendin tonë. Lajmi konfirmohet nga Instituti i Sizmologjisë, i cili bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik 14 km larg Ulqinit. Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit. Fatmirësisht nuk ka dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.
Lëkundje tërmeti me një intensitet prej 5 ballësh të shkallës Rihter janë regjistruar në orët e para të pasdites së sotme nga Instituti Sizmologjik. Tërmeti është ndjerë në disa zona të vendit rreth orës 15:40 të pasdites së sotme. Lëkundjet janë ndjerë në qytetin e Durrësit, Tiranës, Shkodrës si dhe në qytetin e Rrëshenit ku janë shënuar dy të tilla.

Ndërkohë instituti i Sizmologjisë bën të ditur se epiqendra e tërmetit ka qenë deti Adriatik, 14 km larg Ulqinit. Si pasojë e këtyre lëkundjeve zona e Ulqinit ka mbetur pa energji elektrike. Tërmeti ka qenë me intensitet prej 5 ballësh i shkallës Rihter. Ndërkohë nga ky tërmet nuk janë shënuar dëme materiale dhe të lënduar në njerëz.

BalkanWeb


2