Intervistë me bukuroshen shqiptare nga gjermania, Martina Ivezaj

August 28, 2009   | Intervista / Intervju

Martina IvezajJam krenare që jam shqiptare

Koha javore: Kush e përbën familjen tënde?
M. Ivezaj: Familjen time e përbëjnë babai Paloka, nëna Pashka dhe dy Martina Ivezaj.8vëllezërit. Prindërit e mi para 36 viteve e lanë vendlindjen e tyre Malësinë dhe u shpërngulën në Gjermani. Ata, edhe pse në dhe të huaj, na rritën dhe na edukuan në frymën e shqiptarizmës, sipas traditave të Malësisë së Mbishkodrës, me një përkujdesje dhe dashuri të posaçme e të jashtëzakonshme, për çka i falënderoj shumë. Dëshmi se sa familja ime e do Malësinë është edhe fakti se ne familjarisht për çdo verë i kalojmë pushimet në vendlindje, ku kënaqemi me të afërmit, duke shijuar bukuritë natyrore të kësaj treve, veçmas ato të brigjeve të lumit Cem, të cilat verës janë përplot me vizitorë vendas dhe nga diaspora.

Koha javore: A keni ëndërruar të bëheni bukuroshe, respektivisht modele Martina Ivezaj.14një ditë?
M. Ivezaj: Besoj se kjo është dëshirë e çdo vajze (vogëlusheje) të cilat që në fëmijëri, në moshën e kukullave, ëndërrojnë një ditë të bëhen bukuroshe. Në të vërtetë, konkurrimi im për miss ka qenë i rastësishëm. Për mua, në vend të parë ka qenë shkolla. Por me përkrahjen e prindërve ju përkushtova edhe kësaj fushe, të cilën e ushtroj me kënaqesi.

Koha javore: Kur jeni ngjitur për herë të parë në skenë?
Martina Ivezaj.13M. Ivezaj: Ballafaqimi im me skenën, siç thashë, ishte i rastësishëm. Në skenë për herë të parë u ngjita në vitin 2006, në garën e bukurisë “Miss Malësia”, ku mora Çmimin shoqëruesja e parë e miss-it. Kjo ishte edhe përvoja ime e parë para publikut, që nuk do ta harroj kurrë.

Koha javore: Çka iu ka shtyrë të konkurronit për miss?
M. Ivezaj: Pjesëmarrja ime në këtë garë të bukurisë erdhi si rezultat i një ftese të bërë nga organizatori. Kjo zgjoi interesimin tim dhe dëshira ime u plotësua falë, në radhë të pare, mbështetjes së familjes, por edhe kurajos së shoqërisë sime.

Koha javore: Ju njohim vetëm si “Miss Rinora 4″ në Zvicër. A keni marrë pjesë edhe në gara të tjera të bukurisë?
M. Ivezaj: Pas “Miss Rinora 4” në Zvicër, kam marrë pjesë në “Miss Univers Martina Ivezaj.12Kosova 2009”
në Prishtinë dhe në Gjermani, ku fitova Çmimin e parë “Miss Tuning World 2009”. Prej atëherë kalendari im i punës është i mbushur me aktivitete. Në fund të javës së kaluar kam qëndruar dhjetë ditë në Karaibe.

Koha javore: Ndiheni e fortë që jeni e bukur?
M. Ivezaj: Njeriut ia falë Zoti shumë karakteristika. Njëra nga ato është edhe bukuria. Për mua bukuria më tepër është një kënaqësi e jetës përmes së cilës të ofrohen shumë mundësi. Bukuria më forcon vetëbesimin. Ajo më jep forcë të përballoj më lehtë disa sfida të jetës.

Koha javore: Thuhet se bukuria mund të gjitha sfidat, mund çdo vështirësi?
Martina Ivezaj.11M. Ivezaj: Mendoj se bukuria të ndihmon t’i përballosh më lehtë peripecitë e jetës. Thënë ndryshe, të mundëson njëfarë përparësie në shoqëri. Ajo që di ta shfrytëzojë këtë privilegj, respektivisht këtë dhuratë apo dhunti të Perëndisë, suksesi nuk ka për të munguar, besoj.

Koha javore: A është bukuria një aromë e fortë për të gjetur më lehtë dyert e për të kapërcyer pengesat?
M. Ivezaj: Në gjykimin tim, kjo është një përparësi që të ofron bukuria, porMartina Ivezaj.9 kjo nuk është e mjaftuesheme sepse njeriu (profesionisti) i skenës, përveç bukurisë, duhet të posedojë inteligjencën, shkathtësinë, simpatinë dhe karizmën. Pra, për të hapur derën e suksesit duhet shumë profesionalizëm, që nënkupton, punë, mund, disiplinë e përkushtim.

Koha javore: Vajzat e spektakleve, bukuroshet, tregojnë se kujdesen për linjat e tyre. Ju mbani dietë?
M. Ivezaj: Falë metabolizmit tim, deri më sot nuk kam pasur nevojë të mbajë dietë. Natyrshëm kujdesem për ushqim cilësor e jo kalorik.

Koha javore: Sa po arrini ta përcillni trendin botëror?
Martina Ivezaj.7M. Ivezaj: Edhe pse kalendari im i aktiviteteve është shumë i ngjeshur, po përpiqem të përcjellë trendin botëror. Sepse, profesioni i bukuroshes të imponon të ecësh në hap me kohën.

Koha javore: Meqë jeni e angazhuar në pasarela, pastaj si prezantuese në Bravo Hip Hop special dhe në agjencinë “Hunger und Simmeth”, sa e kufizuar është koha juaj për t’u marrë me mësimet?
M. Ivezaj: Nuk është aspak e lehtë t’i gërshetosh të gjitha këto aktivitete në kalendarin e punës ditore, javore apo mujore. Megjithatë kam arritur të Martina Ivezaj.6përballoj këtë fluks dhe ritëm të bollshëm pune me ndihmën e mësimdhënësve dhe menaxherit, por shumë pak më mbetet kohë e lirë.

Koha javore: Çka është ajo që më së shumti e dëshironi, e vlerësoni?
M. Ivezaj: Shkollimin e dua dhe e vlerësoj më së shumti. Dëshiroj të kam një diplomë në dorë dhe të vazhdoj shkollimin. Shkolla për mua është bazamenti i jetës private dhe profesionale. Krahas shkollës e vlerësoj bukurinë, por më fort sinqeritetin dhe të vërtetën. I dua njerëzit që janë të drejtë dhe të sinqertë.

Koha javore: Çfarë ju brengos në jetën Tuaj të përditshme dhe çfarë ju bën të lumtur?
Martina Ivezaj.5M. Ivezaj: Brengosem shpesh kur mendoj pse nuk jetojmë së bashku me të afërmit e mi
në vendlindje. Brengosem pse shumica e bashkatdhetarëve tanë jetojnë me mall në mërgim larg trojeve të tyre etnike. Brengosem, po ashtu, kur i shoh njerëzit e brengosur. Dhe gëzohem kur i shoh njerëzit e lumtur.

Koha javore: Si është një ditë e zakonshme për Ju?
M. Ivezaj: Ditët e javës për mua janë të ndryshme. Përveç shkollës kamMartina Ivezaj.4 disa aktivitete. Fundjavën e kaloj nëpër vende të ndryshme, në modelime apo fotoshoping. Mundohem që të darkoj me prindërit e mi që i dua shumë.

Koha javore: Keni lindur dhe jetoni në Gjermani. Më thuaj sinqerisht, ndjehesh më shumë gjermane apo shqiptare?
M. Ivezaj: E mendon dot një malësore të shëndërruar në gjermane? Unë jam shqiptare, malësore e jo gjermane, edhe pse kam lindur në Gjermani. Këtë ndjenjë e kam të brumosur në shpirtin tim nga prindëirit. Unë e dua kombin tim shqiptar. Andaj as që nuk mund ta paramendoj e ta parafytyroj veten gjermane. Sepse në damarët e mi rrjedh gjak shqiptari. Dhe jam krenare që jam shqiptare, që jam malësore. I mjerë dhe i varfër është ai që mohon kombin dhe gjuhën e tij. Nëse nuk e do kombin tënd, nuk të duan as të tjerët.

Martina Ivezaj.2Koha javore: A të ofron Gjermania kënaqësi dhe ngrohtësi shpirtërore, apo ndoshta keni nostalgji për vendlindjen e prindërve?
M. Ivezaj: Gjermania të ofron ndoshta përfitim më të mirë, standard më të lakmueshëm, dhe më shumë mundësi në shumë fusha të jetës. Sepse është shtet me ekonomi të fortë. Por, të jem e sinqertë ndaj lexuesit, më lirshëm marr frymë kur ndodhem në Malësi, në mesin e malësorëve, sesa në Gjermani, ku kam lindur.

Koha javore: Sa e ndjeni përgjegjësinë tashmë që me pjesëmarrjet Tuaja në konkurset botërore të bukurisë, do të përçoni edhe një pjesë të historisë së saj, kulturës dhe traditave të Malësisë?
M. Ivezaj: Mendoj se kjo është detyrë e pergjegjësi e bekuar imja, që duhet ta mbaj dhe ta shpreh kudo që shfaqem. Kështu veprojnë edhe popujt e medhenj, siç janë gjermanët. Kshtu duhet të veprojmë edhe ne, pra edhe unë, pasi kemi çka t’u prezantojmë të tjerëve. Duhet të mburremi me atë pjesë të historisë, kulturës dhe traditës sonë, por nuk duhet të kënaqemi vetëm me kaq. Njerëzit e kulturës, artit, shkencës, skenës dhe intelektualët e tjerë duhet të përcjellin jashtë kufijve të hapësirës mbarëshqiptare thesarin tonë të lashtë e të pasur.

Koha javore: A ka Malësia shumë bukuroshe?Martina Ivezaj.1
M. Ivezaj: Një zonë kaq e bukur pa dyshim se ka pasur, ka dhe do të ketë vajza, nuse e gra të bukura, që meritojnë respekt dhe mbështetje nga të gjithë.

Koha javore: Si e vlerësoni bukurinë shqiptare?
M. Ivezaj: Bukuria shqiptare është e veçantë. Ajo mendoj se ka një natyralitet, nëse mund të shprehem kështu. Nga bukuria shqiptare gurron dhe rrjedh një freski, një pastërti, një çiltëri shpirtërore. Njerëzit që merren me të bukurën thonë se bukuria rrjedh nga brenda. Këtë brendësi të pastër e të çiltër shpirtërore e kanë shqiptarët.

Martina Ivezaj.10Koha javore: Porosia Juaj për të rejat shqiptare?
M. Ivezaj: Të kenë besim në veten e tyre. Të mos largohen dhe të mos heqin dorë kurrë nga synimet dhe dëshirat e tyre të preferuara. Vetëm kështu femrat shqiptare mund të hapin portën drejt suksesit. Së fundmi, dëshiroj t’i përshëndes me gjithë zemër të rejat tona në Malësi, Kosovë, Shqipëri, Luginë të Preshevës, Maqedoni, ndër arbëreshë të Italisë dhe diasporë.

Bisedoi: Gj. Gjonaj
Koha Javore

YouTube Preview Image

1