Kumtesë: Komuna e Tuzit – mbrojtje nga diskriminimi
KOMUNA E TUZIT- MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI
Projekt ligji për organizimin territoriale të Malit të Zi, i cili është në diskutim publik, ka nxitur polemika dhe reagime nga individ apo subjekte të ndryshme politike.
Nuk ka dilemë së temë qendrore është mundësia e themelimit të komunave të reja kërkesa këto të cilat janë paraqitur më kohë nga subjekte të ndryshme politike, sidomos pas aplikimit të pluralizmit në Mal të Zi. Në ketë aspekt me kërkesa të tilla vazhdimisht janë paraqitur subjektet politike shqiptare duke kërkuar statusin e komunës së plotë të Tuzit për territorin e Malësisë.
Paraqitjet publike të këtyre ditëve nga subjektet politike parlamentare në lidhje me këtë çështje të kujtojnë fushatat parazgjedhore por me një dallim se subjektet opozitare janë për formimin e komunave të reja si ajo e Tuzit, Petnjicës, Zetës etj., ndërsa subjektet e pushtetit aktual(DPS-SDP) ende janë duke hezituar në ketë drejtim.
I përkujtojmë opinionit të gjerë se Komuna e Tuzit nuk është çështje partiake apo e klaneve të ndryshme por është çështje demokratike dhe e lirive e të drejtave të njeriut në Malin e Zi multinacional dhe multikulturor. Andaj është koha e fundit që Mali i Zi duhet të zbatojë në praktikë standardët demokratike evropiane duke mundësuar realizimin praktik të autonomisë lokale aty ku ekzistojnë kushtet optimale.
Ndarja e re territoriale në Mal të Zi duhet të jetë në favor të decentralizimit të pushtetit dhe të interesave të qytetarëve, ku duhet të integrohen edhe pjesëtarët e popujve pakicë apo pakicave nacionale përmes qeverisjes së pakicës duke ruajtur identitetin e tyre nacional. Nëse një kriter i tillë në kohën e monizmit nuk është marrë parasysh në vitin 1957 kur është bërë ndarja e fundit territoriale, në rrethana të tjera shoqërore pas 50 vitesh duhet të evitohen paragjykimet dhe të realizohet në praktikë barazia nacionale dhe qytetare përmes formimit të komunave të reja enkas për popujt pakicë apo pakicat nacionale.
Nga ana tjetër koncepti i organizmit territorial përmes Komunave urbane ku bën pjesë edhe KU e Tuzit është treguar jofunksional dhe si i tillë i dëmshëm për qytetarët e Malësisë. Andaj, një koncept të tillë demagogjik mund ta përkrahin vetëm ata të cilët në politikë janë të angazhuar për interesa të vogla personale e askush tjetër.
Ndërsa kriteri i qendrueshmërisë ekonomike, si bazë për komunën e Tuzit nuk mund të arsyetohet më agjë sepse në Mal të Zi ekzistojnë disa komuna që janë më numër më të vogël banorësh dhe me resurse me të vogla ekonomike. Por, është mungesa permanente e vullnetit politik të pushtetit për avancimin e Tuzit komunë me ingerenca të plota sikurse janë 21 komunat tjera në Mal të Zi.
Duke e konsideruar komunën e plotë të Tuzit si çështje kruciale për të gjithë shqiptarët në Mal të Zi FORCA fton të gjithë subjektet politike shqiptare që në ketë aspekt të jenë unik sepse ajo është në favor të egzistencës së entitetit tonë dhe mbrojtjes nga diskriminimi në ketë mjedis.
Në lidhje me këtë çështje ne do të sensibilizojmë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, duke ofruar argumente mbi mundësinë optimale të funksionimit të komunës së plotë të Tuzit.
Ulqin, 30.8.2009
Shërbimi për informim










Xheladin Zeneli on Mon, 31st Aug 2009 20:30
E vlerësoj lartë Kumtesën për shtyp të FRD lidhur me Komunën e Tuzit.Deklarata të ngjajshme kanë dhënë edhe disa parti tjera nacionale shqiptare të opozitës.
Sygjeroj që këto parti nacionale të dalin me një deklaratë të përbashkët(e jo veçmas) , si para opiniont vendas ashtu edhe atij të huaj,lidhur me kërkesën për Komunën e plotë dhe të pavarur të Tuzit, sepse në këtë mënyrë reagimi(deklarata) do të kishte efekt më të madh.
Me nderime,
Xheladin Zeneli
New York
ulqini on Fri, 11th Sep 2009 19:31
Diskutimi publik për organizimin territorial
Tuzi – komunë më vete
Ka disa ditë që në mediat e shkruara dhe ato eletronike po dalin komunikata lidhur me Projektligjin për organizimin territorial të Malit të Zi, gjë që në këto momente e bën interesant temën në fjalë, pikërisht për ne shqiptarët në Mal të Zi lidhur me çështjen e Komunës Urbane të Tuzit.
Shaban Peraj
Pa dashur të hyjmë në mënyrën se si i prezantohet shikuesit apo lexuesit ky problem, ajo që ka rëndësi është se këtu hetohet një disharmoni (jo për të parën herë) në mes të subjekteve politike shqiptare që veprojnë në këto troje. Në fakt ky projektligj duhet të qartësojë njëherë e mirë arsyeshmërinë e asaj që diskutohet në forume të larta partiake (nëse të gjitha e kanë diskutuar apo do ta diskutojnë këtë problem) për të arsyetuar vlefshmërinë në bazë të argumenteve të cilat çdokush e ka të qartë se janë të mjaftueshme që Komuna Urbane e Tuzit të jetë komunë më vete sikur edhe të tjerat që janë sot në Mal të Zi. Kjo edhe për faktin se ndarja territoriale është në favor të decentralizimit të pushtetit, po edhe të qytetarëve të trojeve të Malësisë të cilët për këtë regjion paraqesin shumicën si popull shqiptar autokton në trojet e tyre shekullore. Kjo është edhe një arsye më tepër edhe për vet shtetin e Malit të Zi i cili pretendon të bëhet anëtar i BE-së dhe i NATO-s, që të shikojnë edhe njëherë të vërtetën, jo për t’ua bërë qejfin shqiptarëve, por për të dëshmuar se pikërisht ndaj tyre nuk ka diskriminim politik e ekonomik, e për të zbatuar standartet demokratike evropiane. Demokracia e vërtetë i garanton secilit lirinë në të drejtën për të qeverisur vetvetën. Kjo e drejt u takon edhe qytetarëve të Malësië, në të kundërtën atyre u ndalohet e drejta për të kultivuar demokracinë, ata në këto momente po i shkombëtarizon, i nënçmon dhe kështu fitohet përshtypja se atje nuk mund të zhvillohet një demokraci e mirfilltë. Kjo që shteti i Malit të Zi nuk po tregon vullnet të mirë për të shikuar të vërtetën në sy i ngjanë më tepër një presioni politik i përkrahur ky edhe nga disa politikanë shqiptar.
Në deklaratat e bëra (secili më vete) vihet re dobësia e udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi, po edhe “shqetësimi†i tyre që të ndarë siç veprojnë, për të satën herë të dalë “lakuriq†shkaku që i shtynë për të dhënë deklarata. Kjo tashmë është bërë praktikë, por asnjëherë të koordinuara këto me mendimin e shumicës shqiptare. Në vend që politikanët tanë të shqetësohen për këtë dukuri, për të mos hedhur mendime pro dhe kundër mundësisë që Tuzi të jetë komunë më vete, ata vazhdojnë të kenë divergjenca, në vend që nëpërmjet një diskutimi serioz publik të bëhet tentativë për takime me udhëheqës shtetëror të Malit të Zi për të eliminuar këtë praktikë të vjetër tashmë dhe për të qenë më afër njërëzve, më afër atyre që u dhanë votat e u besuan pushtetin. Diskutimet që hidhen sot ndaj ekzistimit apo jo të komunës së plotë të Tuzit janë një farsë dhe ajo ka vetëm një zgjidhje: të hiqet njëherë e përgjithmonë nga rendi i ditës çështja e Tuzit, ata i kanë të gjitha parametrat për një komunë të plotë. Argumentet që i ofrohen opinionit gjoja se kjo trevë nuk disponon resyrse për të qenë e ndarë nga Podgorica nuk janë bindës, as këtu as te faktori ndërkombëtar. Mu për këtë duhet rrespektuar traditat e të parëve e që janë në dobi të komunitetit të këtueshëm, duke e ditur se këto troje edhe në vitet më të vështra kanë qenë komunë më vete. Ata që i mohojnë argumentët, ata janë mohues të haptë duke shprehur mosbesim jo ndaj të vërtetës, po ndaj atyre që menaxhojnë sot me këtë trevë. Këtu është thelbi i problemit përsa u takon prijësve shqiptarë, ndaj nuk u besojnë atyre dhe përpiqen të mashtrojnë atë pjesë të popullatës që nuk është e përfshirë sa duhet në rrjedhat politike.
Para se të sillet një vendim politik është e udhës që hartuesit e deklaratave të kenë para vetës një elaborat në të cilin do të jepeshin të dhënat e sakta se si qëdron puna në këtë trevë lidhur me sipërfaqen e saj, numrin e popullatës, taksapaguesit që menaxhojnë ekonominë, ngritjen arsimore, rrjetin e shëndetësisë e shumëçka tjetër.Një elaborat i tillë do ta bënte bindës opinionin e Malësisë, po edhe strukturat relevante shtetërore. Vetë mënyra e paraqitjes përmes deklaratave të bën të kuptosh se gjithnjë vazhdohet me një politikë qorre e cila në këto momente duhet të ndalet dhe të mos lejohen individë të veçantë që problemin e komunës së Tuzit ta shikojnë sipas qejfit të mendjes së tyre, pa ofruar prova e analiza të cilat më herët është dashur t’i ofrohen komunitetit të Malësisë.