Ndërpriten pushimet në Ulqin,nga muaji i shenjt i Ramazanit

September 2, 2009   | Turizmi / Turizam

Plazhi i Madhë_ulqinPlazhi i Ulqinit vërehet se pësoi një reduktim dramatik të numrit të pushuesve nga Kosova, Maqedonia dhe Bosna  gjatë javës së fundit, reduktim që shpjegohet me fillimin e muajit të Ramazanit për besimtarët myslimanë.
Pronarë hotelesh dhe restorantesh raportuan se një pjesë e konsiderueshme e klientëve të tyre patën bërë gati valixhet dhe qenë nisur për t‘u kthyer në shtëpi. “Problemi nuk qëndron vetëm për këtë vit. Imagjinoj se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm, kur Ramazani pritet të fillojë më 10 gusht”, komentoi pronari i disa dhomave.
Turistët nga Kosova dhe Maqedonia dhe Bosna përbëjnë rreth 60-70 për qind të turistëve që mbërrijnë në Ulqin, ndërsa përbëjnë edhe shumicën dërrmuese të turistëve që zgjedhin bregdetin e Durrësit në Shqiperi.

Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.

Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.

BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT

Bashkesija Islame e Uqinit

Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400

YouTube Preview Image