Mbi 20 persona te mbytur ne tragjedi te Oherit – Video

September 5, 2009   | Shtypi / Mediji

Tragedija e ohridSipas burimeve jozyrtare shkon ne 22 numri i personave qe kane humbur jeten ne tragjedine e sotme ne liqenin e Ohrit, ku nje anije turistesh kryesisht bullgare u mbyt rreth 300 metra larg bregut. (UPDATE)

Anija “Ilinden”, sipas deshmitareve u mbyt shume shpejt rreth ores 10:30.

Policia konfirmon vdekjen e 15 pasagjereve ndersa disa burime jozyrtare njoftojne se numri i viktimave eshte 22.

Deshmitaret thone se eshte degjuar nje shperthim i fuqishem dhe se hipoteza e pare ne lidhje me shkaqet e ngjarjes tragjike eshte ajo e mbytjes si pasoje e mbingarkeses pasi anija kishte leje per 40 persona nderkohe qe ne bord ndodheshin 74 persona.

Sipas autoriteteve maqedonase deri me tani jane nxjerre 15 trupa te pajete nga uji dhe ka nisur procesi i identifikimit te tyre ku deri me tani te gjitha viktimat rezultojne shtetas bullgare.

Ne Oher kane mberritur presidenti Ivanov dhe kryeministri Gruevski dhe pritet mberritja e kryeministrit bullgar. Nderkaq Ministri i Transporteve dhe i Nderlidhjeve, Mile Janakieski i ka paraqitur kryeministrit Gruevski doreheqjen e tij, ndersa kuvendi maqedonas e ka shpallur diten e djele si dite zie kombetare per te nderuar viktimat e Ohrit.

Top Channel

http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/ohri.flv

http://www.rts.rs/upload/storyBoxFileData/2009/09/05/91621/ohrid22.flv

1