Martohet në fshehtësi të plotë, tani ëndërron për një bebe

September 7, 2009   | Lajmet / Vijesti

Arta BajramiKëngëtarja Arta Bajrami, në albumin e saj që sapo e ka lançuar, vjen me një imazh të ri. Në të vërtetë, ajo ndryshimet në dukje i ka bërë menjëherë pas martesës, pasi ka dashur të duket me një stil të ri në paraqitjen e saj muzikore. “Jam tepër e lumtur që ia dola të hedh në treg brenda kohës së premtuar albumin tim të ri të quajtur ‘’De Luxe’’. Albumi përmban gjithsej 6 këngë dhe një remiks të baladës së albumit të kaluar ‘’I njëjti ke mbet’’.

Sapo kam përfunduar edhe punët rreth një videoklipi të ri, të cilin së shpejti do të keni rastin ta shihni. Planifikoj që t’i bëj videoklipin edhe një ose dy këngëve të tjera nga albumi i ri.Albumi përmban këngë tepër të bukura dhe vërtet s’po mund të zgjedh se cilën ta shoqëroj me videoklip e cilën jo. Është ky albumi im i katërt dhe definitivisht më i preferuari për mua. Ideja për ta titulluar kështu ishte e imja. Albumi nuk është një projekt që duhet patjetër të nxirret, sa për të kryer detyrën që ke si artist. Ky album është punuar me shumë përkushtim dhe dashuri, andaj padyshim se edhe kualiteti është i tipit ‘creme de la creme’, shprehet Arta. “Në fakt adhuruesit e mi që kanë ardhur nëpër koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë Kosovës kanë pasur mundësinë të më shohin si bionde.

Pra, ka kohë që kam kaluar nga ngjyra e nxehtë (e kuqja) me të cilën njerëzit më mbajnë mend nga videoklipet e fundit në një bionde mjaft sensuale”, rrëfen ajo për ndryshimin më të fundit të ngjyrës së flokëve. Por e reja më pikante është se më në fund Arta Bajrami është martuar. “Jam mjaft e lumtur që gjithë ceremoninë martesore kam arritur ta mbaj jashtë vëmendjes mediale. Kam pasur pak stres se mos ndonjë i ftuar apo familjar do ta nxirrte me apo pa dëshirë këtë lajm para se të bëhej martesa, por si duket mysafirët e mi e kanë kuptuar mirë dëshirën time që martesën ta bëj në një atmosferë shumë private dhe pa asnjë prani të mediave. Jam shumë e lumtur pasi martesa ka vajtur shumë mirë dhe unë tani jetoj me njeriun që e kam zgjedhur vetë. Po ashtu, familjet tona janë shumë të lumtura dhe shkojnë shumë mirë. Ne nuk besoj se do të mund të vendosemi permanent në një vend, pasi angazhimet e mia e kërkojnë që unë të jem në lëvizje, po ashtu edhe angazhimet e burrit tim. Por, për fat të mirë, si Kosova, si Gjermania, janë mjaft të përshtatshme dhe kjo puna e të pasurit dy kulme po më pëlqen, por edhe më konvenon shumë.

Martesa mendoj se është diçka shumë private dhe pasi e konsideroj si të tillë ashtu edhe dua ta mbaj. Unë jam aty për media dhe për publikun tim thuajse tërë kohën. Por një ditë të vetme dhe të veçantë në jetën time besoj se nëse jo media, të paktën adhuruesit e mi ma bëjnë hallall. Nëse unë si Arta Bajrami që në vazhdimësi gjendet nën lenzat e aparateve dhe kamerave martohem, nuk do të thotë që familja ime, bashkëshorti im si dhe familja e tij nuk kanë të drejtë një ceremoni
private dhe familjare. Kureshtja juaj për të mësuar më shumë vetëm sa e ilustron arsyen time se pse martesën e mbajta jashtë cirkut medial”, thotë ajo.

JO NUSE SI TË TJERAT

Arta tregon se fama nuk i pengon aspak në martesë. E ka deklaruar shpesh një gjë të tillë, ngase Xhimi është djalë modern dhe mendjehapur. “Së paku, kështu duket në fillim, të shohim nëse do të ndryshojë në të ardhmen (qesh). Dhe normal që unë nuk mund të jem një nuse si gjithë nuset e tjera. Unë sot mund të jem tërë ditën me Xhimin dhe prindërit e tij dhe në mbrëmje në vend që të bëj çajin apo kafen për ta, mua më duhet të marr valixhet dhe të nisem drejt skenës, ku adhuruesit presin që unë t’i argëtoj me këngët e mia. Pra, nuk jam një nuse tradicionale siç është pjesa më e madhe e nuseve shqiptare, por më duhet të them që familja e Xhimit e kupton mirë këtë gjë dhe dua t’i falënderoj për përkrahjen të kam nga ta. Bashkëshorti im gëzon përkujdesjen time të plotë”, thekson këngëtarja.

ËNDRA E PAREALIZUAR E ARTËS, TË BËHET NËNË

Të them të drejtën, unë të gjitha ëndrrat që kam pasur në jetë thuajse i kam realizuar. E vetmja që ka mbetur. është të qenit nënë. Prandaj, ky është plani dhe ëndrra ime për të ardhmen që duhet të konkretizohet. Gjithçka tjetër në jetë e kam arritur, e kam konsumuar dhe e kam kaluar. Krijimi i familjes është pika drejt së cilës unë jam orientuar.

Ylli Press

YouTube Preview Image