Palestëra sportive e Ulqinit do bahet ma e bukura ne Mal të Zi

September 8, 2009   | Lajmet / Vijesti

Palestra_Basketball team Ulcinj.1Palestër që plotëson standardet dhe kriteret ndërkombëtare

Projekti i palestrës e cila do të ketë kapacitet prej rreth 1300 vendesh është punuar nga arkitekti i ri ulqinak, Valon Buzuku. Ndërtimi i saj financohet tërësisht nga investitorët privatë, miq të KB “Ulqini”, dhe pritet të tejkalojë vlerën prej 450 mijë eurosh. Drejtori i KB “Ulqini”, Pavle Pepgjonoviq, thotë se kjo palestër sportive do të jetë gjithsesi njëri prej objekteve më të bukur sportivë të këtij lloji në tërë Malin e Zi.
Derisa përfaqësuesit e institucioneve vendore dhe shtetërore ka kohë që flasin për ndërtimin e një palestre sportive në Ulqin, Klubi i Basketbollit “Ulqini” ka vendosur të ndërtojë vetë sallën e sportit. Punët për ndërtimin e saj kanë filluar që në muajin mars dhe sipas planit pritet të përfundojnë më 20 tetor. Palestra e re ndërtohet në vendin ku më parë ka ekzistuar salla e fiskulturës e Shkollës së Mesme “Vëllazërim Bashkim”, në pronësi të së cilës edhe do të jetë salla e re.
Projekti i palestrës e cila do të ketë kapacitet prej rreth 1300 vendesh, prej të cilave 1100 ulëse, është punuar nga arkitekti i ri ulqinak, Valon Buzuku. Ndërtimi i saj financohet tërësisht nga investitorët privatë, miq të KB “Ulqini”, dhe pritet të tejkalojë vlerën prej 450 mijë eurosh.

YouTube Preview Image
2