Mali i Zi renditet në vendin e 71-të për mjedis biznesi

September 9, 2009   | Shtypi / Mediji

balkan mapsKosova renditet në vendin e 113-të për mjedis biznesi
Kosova është radhitur e 113-ta në listën e vendeve për përmirësimin e mjedisit të saj të biznesit, sipas një raporti të Bankës Botërore. Nga shtetet e Ballkanit, Maqedonia është renditur në mesin e reformatorëve më të mirë botërorë, ndërsa Bosnje dhe Hercegovina mban vendin e saj të fundit në mesin e vendeve perëndimore ballkanike.
Në raportin “Të bësh biznes 2010: Reformimi në kohëra të vështira”, të publikuar dje (e martë), Banka Botërore konstaton se vendet e Evropës Lindore dhe shtetet e Azisë Qendrore janë udhëheqës globalë, kur është fjala për ritmin e reformave të biznesit, për të dytin vit radhazi.
“Reformat vazhdojnë të lëvizin drejt lindjes në të gjithë rajonin. Shqipëria, Bjellorusia, Republika e Kirgistanit dhe Republika e Maqedonisë kanë zbatuar reformat në disa fusha për vitin e tretë në radhë`, ka thënë Svetlana Bagaudinova, autore e raportit
Raporti, i siguruar nga Ballkan Insight, konstaton se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përmirësuar mjediset e tyre të biznesit në 10 kategori kryesore. Këto përfshijnë koston e fillimit dhe mbylljes së një biznesi, të punësuarit, regjistrimi i pronës, marrjen e kredisë, tregtia përtej kufijve, mbrojtja e investitorëve dhe zbatimi e kontratave.
Vitin e kaluar, vetëm Rumania ka lejuar mjedisin e saj të biznesit të përkeqësohet në tri kategori: që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, pagesën e taksave dhe mbylljen e një biznesi.
Megjithëse të ballafaquara me recesionin global, shumica e vendeve kanë arritur të përmirësojnë më tej mjediset e tyre të biznesit gjatë vitit të kaluar, gjë që konsiderohet si thelbësore në tërheqjen e investitorëve.
Maqedonia është vendi që ka bërë përparim më të madh në zbatimin e reformave në Ballkanin Perëndimor. Nga pozicioni 69 (nga 183 sa janë gjithsej) më 2008, Maqedonia u ngrit në pozicionin e 32 këtë vit, në saje të përmirësimeve në pothuajse të gjitha 10 kategoritë kryesore.
Bullgaria mban pozitën 44, ndërsa Sllovenia ka përmirësuar renditjen e saj nga 58 në 53. Rumania ka rënë poshtë dhjetë pozicione në vendin e 55-të në listë. Mali i Zi është vlerësuar si i 71-ti, Shqipëria e 82-ta, Serbia e 88-ta kurse Kroacia është vendosur e 103-ta.
Kosova zë vendin e 113-të, ndërsa e fundit nga vendet e Ballkanit është pozicionuar Bosnja, e 116-ta.
Raporti është i shtati në serinë e sondazheve të kryera nga Banka Botërore dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare. Edhe pse këto raporte nuk matin të gjitha aspektet e mjedisit të biznesit – të tilla si siguria, stabiliteti makroekonomik, korrupsionit, niveli i aftësive, apo forca e sistemeve financiare – ato konsiderohen përgjithësisht si një nga më të saktët në vlerësimin e mjedisit që ndryshon vazhdimisht, në mbarë botën.

Bota Sot

Vijesti TV

http://www.rtvvijesti.com/video/biznisklasa.flv