Heqja e vizave ndermjet Malit te Zi dhe Izraelit

September 17, 2009   | Shtypi / Mediji

Milo ?ukanovi?_Avigdor LibermanMarrëveshja për heqjen e vizave ndermjet Malit të Zi dhe Izraelit do të mundësojë komunikim më intensiv të njerezve afarist, investuesëve dhe turistëve, vlerësoi kryeministri i Malit të Zi Millo Gjukanoviq.
Ai sot në Podgoricë bisedoi me nënkryetarin e Qeverisë e ministër për punë të jashtme të Izraelit Avigdor Liberman, i cili qendron për vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Gjukanoviq u shpreh i kënaqur me vizitën e parë të një zyrtari të lartë izraelit në Mal të Zi duke i vlerësuar kualitative marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.
Mali i Zi është i interesuar për pjesëmarrjen e investuesve izraelit në projektet e infrastrukturës si dhe në komunikacion, turizëm dhe bujqësi, theksoi Gjukanoviq.
Liberman theksoi se modeli malazez i zgjidhjes së qetë të çështjeve politike , pra edhe i atyre më të ndërlikuara siç është çështja e pavarësisë shtetërore, mund të sherbejë si shembull për tejkalimin e situatave të ngjashme edhe në rajonet tjera.

RTCG