Presidenti Topi takon Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

September 18, 2009   | Rajoni / Region

Presidenti Topi në takim me Kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç – BudvaNë ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dhe delegacioni që e shoqëron, u prit nga Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç.

Bashkëbiseduesit në takim vlerësuan nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Malit të Zi dhe shprehën dëshirën dhe angazhimin e plotë për intensifikimin e mëtejshëm të tyre, bazuar në parime e standarde të fqinjësisë së mirë e të integrimit evropian, si dhe për të çuar në nivel akoma edhe më të lartë marrëdhëniet e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst, Presidenti Topi vuri në dukje se dhe kjo vizitë zyrtare është një tregues i rëndësishëm i vullnetit të mirë politik nga të dyja palët për të mundësuar krijimin e hapësirave më të gjera për bashkëpunimin e zhvillimin e shpejtë të dy vendeve tona në interesin e përbashkët të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit evropian.

Presidenti Topi në takim me Kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç – Budva.1Pasi bëri një panoramë të zhvillimeve të fundit në Shqipëri, Presidenti Topi vuri në dukje se vendi ynë tashmë po ecën me hapa të shpejtë e të sigurtë në përmbushjen e plotë të standardeve integruese në familjen e madhe evropiane, duke vënë theksin në ecurinë pozitive të reformave të rëndësishme në vend si dhe në mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve të fundit parlamentare, konstituimin e parlamentit dhe krijimit tw qeverisw sw re.

Kryetari i Shtetit vuri edhe një herë në dukje se vendi ynë shikon të një përparësie prioritare zhvillimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me vendet e rajonit dhe në këtë prizëm theksoi se marrëdhëniet e mira politike shërbejnë si faktorë nxitës të thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe atij tregëtar, ku përparësi do të merrte krijimi i një sistemi energjitik rajonal, fuqizimi i sistemit të komunikacionit dhe telekomunikacionit, lehtësimi i qarkullimit të mallrave dhe lehtësimi i qarkullimit të njerëzve. Në këtë kuadër, Presidenti Topi nënvizoi se nënshkrimi i disa marrëveshjeve të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Malit të Zi si dhe mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve sipas standardeve të BE-së, mendojmë se do t’i shërbejnë pozitivisht rritjes dhe forcimit të bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të zhvillimit ekonomik dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve tona.

Në vijim të bisedës u trajtuan dhe çështje të bashkëpunimit në fusha të tjera të rëndësishme si ajo e turizmit, infrastrukturës, mbrojtjes, bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë, luftën kundër krimit të organizuar, kontrollin e kufijve, mjedisit, arsimit dhe kulturës. Duke u ndalur në këto momente, Presidenti Topi vuri në dukje se shqiptarët në Malin e Zi dhe komunitetin malazez në Shqipëri i konsiderojmë si urë lidhëse dhe miqësi edhe një faktor pozitiv në marrëdhëniet midis dy vendeve.

Presidenti Topi takon Kryeministrin malazez Milo Gjukanoviç – BudvaNga ana e tij, Kryeministri malazez, Gjukanoviç, vlerësoi lart zhvillimet dhe arritjet e Shqipërisë në rrugën e saj integrimit euroatlantik dhe rolin Presidentit Topi në këtë drejtim. Z. Gjukanoviç vlerësoi gjithashtu edhe rolin e rëndësishëm moderator të Shqipërisë dhe faktorit shqiptar rajon në favor të një qëndrueshmërie afatgjatë dhe zhvillimi e bashkëpunimi ekonomik më të gjerë.

Kryeministri Gjukanoviç, pasi bëri një panoramë të hollëishme të reformave dhe situatës politike dhe ekonomike në Malin e Zi, theksoi rëndwsinë e futjes së të gjitha vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike, sepse kjo do të rriste maksimalisht shkallën e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në Ballkan dhe do të përmbushte apiratat integruese të popujve tanë duke tërhequr edhe më shumë investime të huaja.

Të dy persnalitetet e larta shtetërore ndanë pikëpamje të përbashkëta përsa u përket kapërcimit të efekteve të krizës ekonomike globale, rritjes së bashkëpunimit ekonomik duke patur përparësi projekte të përbashkëta në infrastrukturë, mjedis me ekosistemet e përbashkëta dhe sidomos në fushën energjitike duke shfrytëzuar burimet natyrore dhe potencialet e mëdha të dy vendeve tona.

Nga Kabineti i  Presidentit të Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi

http://video1.top-channel.tv/18754796/flv/kronika/topi-maliizi.flv