Mesazhi i Fitër Bajramit nga Rexhep ef. Lika

September 19, 2009   | Lajmet / Vijesti

Bismil-lahir-rahmanir-rahim.
Besimtarë të nderuar,

Ky Bajram është festë e cila e shënon fundin e muajit të Ramazanit, muajit që paraqet periudhën më të ndritshme në kalendarin islamik gjatë të cilit të gjithë ne me ibadetet tona bëmë përpjekje që ti afrohemi sa më shumë Krijuesit tonë. Çdo çast i agjërimit tonë, çdo namaz dhe çdo lutje e jona në muajin që e lamë pas iu kushtuan Allahut, Sundimtarit Absolut të të gjitha botërave. Bajrami të cilin po e përjetojmë me mëshirën dhe dëshirën e Zotit, është edhe një rast që ti falenderohemi Atij që po mundemi të jetojmë nën rrezet e besimit tonë, ti gëzohemi njëri tjetrit dhe ta ndajmë dashurinë mes vehte, të shprehim humanitetin tonë dhe dhembjen ndaj atyre që për shkaqe të ndryshme nuk mund ti gëzohen tërësisht çasteve të lumturisë të përgjithshëm. Por, duke u mbështetur përherë në urdhërat e Allahut dhe në parimet esenciale të fesë Islame, ne edhe sot dhe gjithmonë do të jemi afër të të varfërve, afër të sëmurve, afër të gjithëve që kanë nevojë për dorën tonë të shtrirë.. Sepse, të mos harojmë asnjëherë, Islami është fe e cila i inspiron besimtarët që të bëjnë jetë që mbështetet në drejtësinë Hyjnore dhe në atë njerëzore, duke mos e anashkaluar asnjëherë përgjegjësinë personale .
Vëllezër besimtarë,
Lumturia dhe gëzimi për shpirtin e njeriut mund të vijë vetëm nga Allahu i cili e drejton atë që e ka humbur rrugën, e ngushëllon njeriun që ka dhembje, i jep forcë të dobëtit dhe e shëron të sëmurin.
Gjatë muajit të Ramazanit, përmes Kur’anit dhe namazit, përmes agjërimit dhe durimit tonë, përmes mirësisë dhe humanitetit, ne dëshmuam bindjet tona. I lutem Allahut të na i pranojë ibadetet dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë, të na ndihmojë që edhe pas Bajramit të vazhdojmë të jetojmë me principet islame, bile edhe të rritim sasinë e veprave tona të mira. Uroj që nga ky Ramazan dhe nga ky Bajram të dalim më të fuqishëm për të ndjekur rrugën e Allahut. Duke u porositur me fjalëne Muhammedit a.s:”Lëmosha nuk e pakëson pasurinë, vërtet All-llahu xh.sh. robin Tij që fal, do ta ngritë( nderon), kush shpreh modesti ndonjëri ndaj All-llahut, Ai do ta ngritë atë”.
Duke ju dëshiruar gëzime dhe lumturi në këto ditë Bajrami, i ftoj të gjithë besimtarët islam, si edhe të gjithë njerëzit tjerë me vullnet të mirë që të kultivojnë vlerat njerëzore e civilizuese, dashurinë ndaj familjes dhe miqve e fqinjëve, të respektojnë konceptin univerzal për lirinë e të nderojnë ndryshimet me të cilat na ka karakterizuar Allahu.
Rexhep ef. Lika, Kryeimami i Ulqinit

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Pamja e Projektit të xhamisë në Fushë të Ulqinit

Ka nisur grumbullimi i mjeteve financiare për ndërtimin e xhamisë në Fushë të Ulqinit.

Xhamia do të jetë shumë funksionale: 1 mijë vende për falje, vend për mirëmbajtjen dhe pregaditjen e xhenazes (gasulhanja), mejtep, bibliotekë,sallë, kafiteri, vende për parkim etj.
Deri më tash është blerë trolli i xhamisë dhe është punuar projekti ideor.Lusim Allahun Fuqiplotë që çdo ndihmë tuajën ta radhisë në vepra të mira.

BASHKËSIJA ISLAME E ULQINIT

Bashkesija Islame e Uqinit

Xhirollogaria:510-12295-15

Informatat në tel/fax:
Tel/fax:+382 30 413-257
Mobil :+382 69 037-681
Mobil :+382 69 473-400

YouTube Preview Image