Presidenti Topi takohet me përfaqësues të Forcës

September 20, 2009   | Politika

Delegacioni i Forces_Bamir TopiNë kuadër të vizitës së tij zyrtare në Malin e Zi, Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, zhvilloi sot bisedime me përfaqësuesit e Forcës.
Në këtë takim, Presidenti Topi ritheksoi se shqiptarët në Malin e Zi i konsiderojmë si urë lidhëse dhe miqësie, të cilët ndikojnë pozitivisht në stabilitetin, bashkëpunimin e kohezionin e brendshëm.
Kryetari i Shtetit shprehu bindjen se pakica shqiptare në Mal të Zi, nëpërmjet institucioneve, përfaqësuesve të saj në Parlament dhe organeve të zgjedhura të pushtetit vendor, ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë luajale në kërkesat e saj në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe me Konventën e Këshillit të Evropës për Minoritetet. Nazif Cungu_Bamir Topi
“Në këtë kuadër, mendojmë se disa kërkesa administrative, kulturore, arsimore, infrastrukturore ose të funksionimit të pushtetit vendor, do të zgjidhen me dialog demokratik”, – tha Presidenti Topi.

Në takimin me përfaqësuesit e Forcës u bisedua rreth problemeve që kanë shqiptarët në Mal të Zi dhe angazhimin tonë në çështjen e Kodit zgjedhor të Malit të Zi dhe kodifikimin e përfaqësimit të pakicës shqiptarëve konform Kushtetutës, decentralizimin e pushtetit, me theks të veçant në komunat ku jetojnë shqiptarët.
( Projekt Ligji për organizimin territorial të Malit të Zi, Të Mirat Detare, Parqet nacionale..), rreth iniciativave të Shqiptarëve në lidhje me kthimin e pronave ne Ulqin (Valdanos, Ana e malit, Shtoj), Malësi dhe vende tjera ku jetojnë shqiptarët, rreth problemit të pjesëmarrjes së barabartë të personave fizik dhe juridik shqiptar në procesin e Privatizimit, arsimimi i lartë në gjuhën shqipe. etj.Xhaudet Cakuli _ Genci Nimanbegu_Bamir Topi
Presidenti Topi shprehu vullnetin e tij për angazhim në përmirësimin e gjendjes së Shqiptarëve në Mal të Zi dhe parashtrimin e shqetësimeve të përmendura edhe ne takimet me zyrtarët e Malit të Zi.
Delegacioni i Forcës në këtë takim u udhëhoq nga kryetari i Forcës z. Nazif Cungu, nënkryetari Xhaudet Cakuli dhe Genci Nimanbegu, nënkryetar i Forcës dhe deputet në parlamentin e Malit të Zi.

Info Forca


1