Albion Duraku nga KK”Ulqini, garuesi më i mirë i turneut “Onogosht 2009”

September 27, 2009   | Sporti / Sport

Albion DurakuFillim i mbarë  i sezonit të dytë të  garave  dhe vazhdim i sukseseve të  mëdha të sezonit të kaluar për Klubin e Karatesë “Ulqini”

ALBION DURAKU – GARUESI MË I MIRË E TURNEUT

Klubi i karatesë  “Ulqini”, më 26 shtator 2009, fiton për të tretin vit me radhë vendin e parë në Turneun ndërkombëtar të karatesë ”Kupa e Nikshiqit 2009”.

Karateisti e këtij klubi Albion Duraku u shpall garuesi më  i mirë i turneut, duke radhitur kështu edhe një  sukses të shkëlqyeshëm në  karrierën e tij sportive.

Garuesit e KK “Ulqini” arritën të kurorëzohen me 61 medalje: 18 të arta, 17 të argjendta, 26 të bronzta dhe 2 kupa – 1 për garuesin më të mirë dhe 1 për vendin e parë në renditjen e përgjithshme. Në vend të dytë u rendit KK “Gorshtak ” i Kollashinit, ndërsa vendi i tretë i takoi KK “Omlladinac” të Podgoricës.

Në këtë garë  morën pjesë 29 klube me 606 garues nga Serbia, Bosnja, Shqipëria, Kroacia dhe Mali i Zi.

– Suksesi i klubit të karatesë “Ulqini” nuk është rastësi, por meritë e përvojës shumëvjeçare në këtë sport, të cilën po e dëshmojmë në çdo garë në të cilën marrim pjesë. Edhe suksesi i garuesit tonë Albion Duraku tregon për përgatitjen e tij superiore, duke qenë i pathyeshëm vite me redhë. I urojmë që në të ardhmen të fitojë tituj të nivelit evropian e botëror, të cilat pa dyshim do t’i arrijë, shprehen njëzëri trajnerët profesionistë të klubit Naim Duraku, Kujtim Sukaliqi, Mirsad Nasradini, Blerim Sukaliqi dhe kryetrajneri Ruzhdi Rama.

Albion Duraku nga KK Ulqini, garuesi më i mirë i turneut Onogosht 2009– Mirëpo, për një punë të mëtejshme efektive në klub mungojnë mjetet financiare dhe nëse nuk do të sigurohen  burime finansiare të rregullta të nevojshme, njoftojmë se tash e tutje pjesëmarrja në gara do të jetë praktikisht e pamundshme. Prandaj nga ky vend apelojmë te qytetarët dhe njerëzit e biznesit, dashamirë të sportit e të rinisë së shëndetshme, e sidomos te organet kompetente të Komunës që të ndihmojnë punën e mëtutjeshme të këtij Klubi, i cili tash disa dekada e mban me krenari e meritë emrin e qytetit dhe komunës sonë – ULQINI – thotë drejtori i marketingut i këtij klubi Skender Tahiri.

Nga Klubi i karatesë  “Ulqini” me medalje të arta u shpërblyen këta garues:

Albion Duraku, Rexhep Shaba, Jehona Musliq, Antigona Rama, Xhemale Elezi, Edon Ceka, Enis Shaba, Gentian Kaleziq, Petar Barlloviq, Dardan Ceka, Edin Kraja, Ilir Muja,Teufik Shurdha, Lumdita Paleviq, Seida Suma, Radica Dashiq, Angjella Marnikoviq dhe Gentiana Kuqi.

Përveç  këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të  tjera.

Me nga disa medalje të  tjera u shpërblyen edhe këta garues:

Granit Rexha, Fatmir Kurmemi, Viktor Curoviq, Liridon Elezi, Petar Maroviq, Gabriell Bytyçi, Lulzim Suma, Katarina Marnikoviq, Izabella Ivanoviq, Ensar Marshiq, Bledar Kabashi, Diamant Rexha, Edisa Shaba, Diellëza Rama, Gabriella Junkoviq dhe Nermin Suma.


SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN I KK “ULQINI”

YouTube Preview Image

2