Tubimi me qytetarë të Malësisë lidhur me projektligjin për organizimin teritorial të Malit të Zi

October 1, 2009   | Lajmet / Vijesti

KËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZIKËSHILLI NACIONAL I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI

NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI

ALBANIAN  NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO

Ulqin më, 30. 09. 2009

NJOFTIM PËR OPINION

Tema:Përfundimet e tubimit me qytetarë të Malësisë lidhur me Projektligjin për Organizimin Teritorial të Malit të Zi dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale .

Këshilli Nacional i Shqiptarëve në  Malin e Zi në kuadër të diskutimit  publik që po zhvillohet  lidhur me dy projektligjet: Projektligjin për   Organizimin Teritorial të Malit të Zi dhe Projektligjin për ndryshimin dhe  plotësimin e Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, ka organizuar me datë 25.09.2009 tubim me qytetarë të Malësisë, në të cilin pas shumë diskutimeve ku u dëgjuan shumë vërejtje e sugjerime produktive dhe qëllimmirë , u arritën këto përfundime :

1.Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi në tërësi përkrah kërkesën legjitime të qytetarëve të Malësisë për të pasur Komunën e plotë sikurë të gjitha komunat tjera në Malin e Zi .

2.Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Malin e Zi poashtu në tërësi përkrahë propozimet të cilat përfaqësuesit e Komunës Urbane të Tuzit i kanë paraqitur dhe dërguar Propozuesit të Projektligjit për organizimin teritorial të Malit të Zi ,në Cetinë, në kuadër të diskutimit publik,me datë, 23.09.2009 ; e të cilat përputhen  plotësisht me vërejtjet dhe propozimet e KNSHsë.

3.Sa i përket projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Vetqeverisjen Lokale, KNSH,vlerëson se meqë ky Projektligjë nuk mundëson decentralizimin  në përputhje me praktikën e vendeve demokratike dhe në harmoni me Kartën Evropiane për Vetëqeverisjen Lokale,që do të thot se  pushteti Lokal mbetet ende i centralizuar   , prandaj propozohet që projektligji në fjalë të tërhiqet në tërësi .

4.Këto përfundime ,bashkë me vërejtjet dhe ndryshimet  e propozuara i dërgohen Ministrisë së Punëve të Mbrendshme të Malit të Zi (Propozuesit).

KRYETARI
Tahir Tahiri

2