Promovohet revista “DIJA” në Ulqin

October 3, 2009   | Kulturë / Kultura

Në organizimin e Bashkimit të Krijuesve shqiptarë në Mal të Zi dhe të Qendrës për kulturë të Ulqinit sonte në lokalet e Bibliotekës së qytetit do të bëhet promovimi i numrit 7 të revistës vjetore për shkencë, kulturë dhe artë “DIJA”, organ i Bashkimit të Krijuesve shqiptarë.
Në këtë aktivitet kulturor me kumtesë do të paraqitet gazetari dhe publicisti Gjekë Gjonaj.
Në emër të Bashkimit të Krijuesve shqiptarë të pranishmit do ti përshëndesin edhe kryetari i Revistës prim. Dr. Gani Karamanaga dhe kryeredaktori , shkrimtari për fëmijë Hajro Ulqinaku.
Të ftuar në këtë ngjarje kulturore janë edhe bashkëpunëtorët nga Mali i Zi dhe hapësira mbarëshqiptare që publikuan shkrimet e veta në numrin e fundit të Revistës por edhe dashamirë të kulturës, artit dhe shkencës në përgjithësi.

RTCG

YouTube Preview Image